Kryeministri Edi Rama ka vendosur që më 09.10.2020 ora 15:30 të mbahet Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste.
Mësohet se mbledhja do të zhvillohet në ambiente të hapura në amfiteatrin e Liqenit Artificial.
“Të nderuar anëtarë të Asamblesë Kombëtare, ditën e premte datë 09.10.2020, ora 15:30 në amfiteatrin veror të Liqenit Artificial në Tiranë, zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare e Partisë”, thuhet në njoftimin e PS.