-U tha në Opinion

Zgjedhje të parakohshme në Maqedoninë e Veriut? Xhaferi: Efekti është bllokimi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:56 - 05/05/22 |
el ida

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut tha gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, se në këto kohë krizash, njerëz që thonë se punojnë për shtetin, nuk duhet të kërkojnë zgjedhje të parakohshme. Referuar situatës në vend, ai tha se humbja e zgjedhjeve lokale është një analizë që LSDM duhet ta bëjë brenda partisë.

Pjesë nga intervista

Fevziu: Ç’po ndodh në Maqedoninë e Veriut, kërkon zgjedhje të parakoshme? Humbja e zgjedhjeve lokale duket se I ka humbur një lloj legjitimiteti qeverisë…

Xhaferi: Çeshtja e legjitimitetit nuk shtrohet me zgjedhjet lokale se në zgjedhjet parlamentare është dhënë mandat 4 –vjeçar.

Rezultati lokal është çështje e analizës se vetë LSDM. Ne këtë situatë të krizave, njerëz të përgjgjshëm qe pretendojnë se punojnë per shtetin as në mend nuk duhet me u ra për zgjedhje të parakohshme.

Fevziu: Kur mendoni se duhet të ketë zgjedhje?

Xhaferi: Në 5 cikle kemi pas zgjedhje të parakohshme.

Efekti është bllokimi. Pezullohet aktiviteti dhe ajo çfarë do duhej të ishte cikli i zgjedhjeve të rregullta. Çdo ndërprerje e mandatit 4- vjeçar është ndërprerje e projekteve. Çdo kërkese për zgjedhje të parakoshme kur kaluam krizën e Covid, krizën energjitike dhe në një klimë kur lufta ne Ukrainë do të zgjasë,  çdo subjekt i merr parasysh këto argumente.

Fevziu: A do i qëndrojë kjo mazhorancë marrëveshjes për Kryeministër shqiptar në 100 ditët e fundit?

Xhaferi: Është e patjetërsueshme. Nuk mund të heqin dorë.

Fevziu: Do kemi për herë të parë 1 kryministër shqiptar edhe në Maqedoninë e Veriut …

Xhferi: Kurdo që të jetë, është zgjidhje ligjore për qeveri teknike në 100 ditet e fundit./Opinion.al

Pas