Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Zgjedhje parlamentare dhe presidenciale”, propozon Meta dhe “hap letrat”

2019/07/02 at 11:16 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Zgjedhje parlamentare dhe presidenciale”, propozon Meta dhe “hap letrat”

Presidenti Ilir Meta hapi këtë të martë ka “hapur letrat” duke thënë deklarata që askush nuk i priste. Në një konferencë për mediat kreu i shtetit dha dhe propozimin e tij për zgjidhjen e krizës politike, të cilën ai e quan dhe kushtetuese.

Zgjidhja e tij për krizën politike është zhvillimi i zgjedhjeve të përgjithshme më 13 tetor, krah atyre vendore. Madje zgjedhje dhe për presidentin.

“Më 13 tetor zgjedhje të përgjithshme, edhe zgjedhje për Presidentin. Unë do të kandidoj ndërsa Partia Socialiste të sjellë kandidaturën e saj”, tha Meta.

*******

Ilir Meta: Shqiptarët që shmangën një kurth, mbrojmë Shqipërinë nga miliarderët

Presidenti foli për ato që ai i quajti zgjedhje socialiste duke thënë se e gjithë kjo ishte një komplot.

“I përqafoj të gjithë shqiptarët që shmangën një kurth dhe komplot të kurdisur prej kohësh për të ushqyer me çdo kusht përplasje civile. Nuk është një kurth i ri, është i hershëm. Është një komplot i cili bazohet jo në parimet e demokracisë, as të vlerave të Bashkimit Europian e as të NATO-s, e cila siç tha Sekretari i Përgjithshëm, Stoltenberg, ka në parim demokracinë. Por bazohet në parimet e “Deep State” që synon “total state capture” – “kapje totale të shtetit”. Synon krijimin e shtetit paralel dhe agjendave të nëndheshme, që janë në kundërshtim me parimet europiane”, tha Meta.

“Prej kohësh i kam bërë të qartë zotit Basha, zonjës Kryemadhi dhe mikut tim, Doktorit. Të jenë të kujdesshëm të mos bien pre e provokimeve të një grupi të strukturuar PPPd. Është një grup i strukturuar që punon sipas parimeve të “Deep state” që kanë gjetur edhe njeriun e duhur për këtë çështje, i cili nuk vjen në takime me Presidentin, por lahet në pishinë, edhe pse Presidenti i ka treguar për muaj të tërë rrugën e zgjidhjes, e cila nuk është “Rama ik”, por “Rama reflekto”. Kjo ishte deri të shtunën. Tani kam një agjendë tjetër, “Edi thellohu”. Në rast se ti nuk je i pavarur të marrësh vendimet e tua në interes të vendit tënd, unë dhe gjithë shqiptarët e ndershëm që kanë ende gjak shqiptari, do ta mbrojmë Shqipërinë nga të gjitha ata miliarder që duan të kapin Shqipërinë”.

********

“Më tha Orban, kujdes nga Soros”, Meta: Unë jam si Mic Sokoli

Presidenti Meta kujtoi në fjalën e tij edhe një bisedë me Kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, i cili e kishte paralajmëruar sipas tij, për George Soros.

“Kam dy fjalë edhe për miliarderin e nderuar George Soros. Na ndihmoi në vitin 2000, sepse edhe ai është socialist në pikëpamje. Por më pati thënë Viktor Orban, “kini kujdes se nuk është aq demokrat dhe komploton kundër demokracisë”. Ai të vazhdojë të investojë në tregjet e mëdha, sepse Ilir Meta nuk është i racës së Gruevskit, por i Avni Rustemit, Mic Sokolit dhe shqiptarëve të tjerë”, tha Meta.

“Le të mbushin kutitë tërë ditën, as 10% nuk kanë marrë”

Duke iu kthyer zgjedhjeve që ai i quan votime, Meta shtoi: “Le të mbushin kutitë tërë ditën, as 10% nuk kanë marrë. Për mua demokracia është e panegociueshme, nuk e negocioj me asnjë shqiptar, me asnjë ambasadë, me asnjë shtet dhe të gjithë botën, sepse jam këtu vetëm falë demokracisë. Pa demokracinë do të ishte një emigrant, ose këtu, por nuk do të isha ky që jam. Zgjedhjet janë më 13 tetor. Dekretin e Presidentit vetëm Gjykata Kushtetuese mund ta diskutojë. Pra gjithë këto pallavrat, KQZ-rat, dhe Kolegjin socialist, nuk mund të bëjnë gjë për këtë”./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

“Nuk do të ha drekë”, Liri Berisha tregon vizitën e Nënë Terezës në shtëpinë e saj
-U tha në Opinion

“Nuk do të ha drekë”, Liri Berisha tregon vizitën e Nënë Terezës në shtëpinë e saj

2 Qershor, 2025 11:42 pm
“Nënë Tereza udhëtonte me pasaportë shqiptare”, rrëfimi i rrallë i Liri Berishës
-U tha në Opinion

“Nënë Tereza udhëtonte me pasaportë shqiptare”, rrëfimi i rrallë i Liri Berishës

2 Qershor, 2025 11:24 pm
Nënë Tereza në jetën e Liri Berishës: E njoha si Gonxhja në moshën 12-13 vjeç…
-U tha në Opinion

Nënë Tereza në jetën e Liri Berishës: E njoha si Gonxhja në moshën 12-13 vjeç…

2 Qershor, 2025 11:07 pm
Liri Berisha rrëfen takimin e parë me Nënë Terezën
-U tha në Opinion

Liri Berisha rrëfen takimin e parë me Nënë Terezën

2 Qershor, 2025 10:36 pm
Gjyshja ‘i përvishet’ punës në 3 të mëngjesit, u hedh lavatriçen mbesave jetime
Aktualitet

Gjyshja ‘i përvishet’ punës në 3 të mëngjesit, u hedh lavatriçen mbesave jetime

2 Qershor, 2025 9:28 pm
Xhaxhai u heq ujin dhe dritat mbesave jetime, gjykata u jep urdhër mbrojtjeje
Aktualitet

Xhaxhai u heq ujin dhe dritat mbesave jetime, gjykata u jep urdhër mbrojtjeje

2 Qershor, 2025 9:16 pm
Bill Gates do të dhurojë 99% të pasurisë së tij për Afrikën
Bota

Bill Gates do të dhurojë 99% të pasurisë së tij për Afrikën

2 Qershor, 2025 9:04 pm
PD humbëse në zgjedhjet parlamentare, Igli Cara: Shqipëria po shkon drejt shuarjes
Politikë

PD humbëse në zgjedhjet parlamentare, Igli Cara: Shqipëria po shkon drejt shuarjes

2 Qershor, 2025 8:54 pm
Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit, profesori italian tenton vetëvrasjen
Bota

Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit, profesori italian tenton vetëvrasjen

2 Qershor, 2025 8:36 pm
PD kërkoi hetim, KQZ: Nuk janë shënuar fletët që s’janë përdorur për shkak…
Politikë

PD kërkoi hetim, KQZ: Nuk janë shënuar fletët që s’janë përdorur për shkak…

2 Qershor, 2025 8:23 pm
Para
Gjuhë urrejtje ndaj shqiptarëve, paditet ministri serb

Gjuhë urrejtje ndaj shqiptarëve, paditet ministri serb

Meta lexon mesazhin që i kishte dërguar Rama: Ti pas mandatit…

Meta lexon mesazhin që i kishte dërguar Rama: Ti pas mandatit...

“Mandatet”, Meta: Shpirti im e di… Amerikanëve iu kam thënë

“Mandatet”, Meta: Shpirti im e di... Amerikanëve iu kam thënë

TE FUNDIT

“Nuk do të ha drekë”, Liri Berisha tregon vizitën e Nënë Terezës në shtëpinë e saj

“Nuk do të ha drekë”, Liri Berisha tregon vizitën e Nënë Terezës në shtëpinë e saj
2 Qershor, 2025

Liri Berisha ka rrëfyer detaje interesante nga takimet e saj me Gonxhe Bojaxhiun (Nënë Terezën), takime këto të zhvilluara si...

Lexo më shumë

“Nënë Tereza udhëtonte me pasaportë shqiptare”, rrëfimi i rrallë i Liri Berishës

“Nënë Tereza udhëtonte me pasaportë shqiptare”, rrëfimi i rrallë i Liri Berishës
2 Qershor, 2025

Teksa shumë gjëra mbeten të panjohura për jetën e Gonxhe Bojaxhiu, Lirie Berisha zbulon disa detaje të cilat nxjerrin në...

Lexo më shumë

Nënë Tereza në jetën e Liri Berishës: E njoha si Gonxhja në moshën 12-13 vjeç…

Nënë Tereza në jetën e Liri Berishës: E njoha si Gonxhja në moshën 12-13 vjeç…
2 Qershor, 2025

Liri Berisha, ka folur për librin “Nënë Tereza në jetën time”, që ka hedhur dritë mbi identitetin e Gonxhe Bojaxhiu,...

Lexo më shumë

Liri Berisha rrëfen takimin e parë me Nënë Terezën

Liri Berisha rrëfen takimin e parë me Nënë Terezën
2 Qershor, 2025

Nënë Tereza fitoi Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979. Lajmi në atë kohë mbërriti edhe në Shqipëri, edhe pse...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com