Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjedhje e mirë në kohë të vështira

2019/07/17 at 8:38 AM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhje e mirë në kohë të vështira

Ines Pohl-Edhe në epokën e internetit ka momente, në të cilat fjala është vendimtare. Këtë e tregoi Ursula von der Leyen të martën në Parlamentin Europian në Strazburg. Edhe pse në fakt nëpër parlamente “parlare”, fjala pra, do të duhej të ishte arti më i madh, shpesh ndodh, që vendimet dihen përpara se të jenë shkëmbyer argumentat. Kësaj here qe ndryshe: Ishte një ditë, në të cilën për kandidaten gjermane çdo gjë ishte e mundshme. Asaj i duhej të rezistonte në skenën e madhe e ndonjëherë irrituese të Parlamentit Europian. Ajo duhej të bënte për vete skeptikët, duhej të inkurajonte përkrahësit dhe me ofertat e duhura të ndryshonte kursin e kundërshtarëve. E po ashtu ajo duhej të kujdesej për një moment europian.


Feministe, sociale dhe ekologjiste

Të gjitha këto i ka Ursula von der Leyen – edhe pse në fund ajo ia doli me një shumicë fare të dobët, vetëm me nëntë vota. Feministja e bindur u prezantua më sociale dhe më ekologjiste nga sa do të preferonin shokët e saj të partisë konservatore – dhe ajo me vetëdije të plotë dhe sovranitet e luajti kartën e të qenit grua. Ndoshta ishte zgjedhja më e mirë e saj që ta mbante fjalimin në tri gjuhë. Frëngjisht për një BE me zelll të ri dhe pjesëmarrje të qytetarëve, anglisht për faktet dhe kërkesat e mprehta – për taksa më të larta për gjigandët e ekonomisë botërore, dhe për një barazi të vërtetë gjinore. Gjermanishten ajo e zgjodhi për mbylljen emocionale të fjalimit, gjatë të cilit politikania e lindur në Bruksel e shiti biografinë e saj si të kompozuar ekstra për një karrierë europiane.

Qartësisht zgjedhja e dytë

Nuk është sekret, që von der Leyen ishte zgjedhja e dytë për këtë post. Ajo e dinte, që i duhej të luftonte me rafinesë dhe një inskenim perfekt kundër këtij disavantazhi. Ajo mund t’i kishte humbur të gjitha. Por ajo surprizoi duke e kthyer këtë disavantazh në përparësi. Ajo u tregoi vendin anti-europianëve dhe atyre që largohen duke iu kundërvënë me shpërfillje provokimeve të tyre. Këtë kurs ajo duhet të vazhdojë ta ndjekë qartë dhe me konseguencë duke e mbyllur krahun e djathtë. E gjitha kjo nuk mjafton për të garantuar një presidencë të sukseshme të Komisionit, por është të paktën një fillim i mirë dhe një ditë e mirë për Parlamentin Europian, që kishte një zgjedhje të vërtetë.

Humbësit më të mëdhenj të kësaj dite votimi janë eurodeputetët socialdemokratë gjermanë. Duke i qendruar besnik parimit, ata deri në fund iu përmbajtën marrëveshjes, se vetëm një kandidat kryesor në zgjedhjet europiane duhet të bëhet president i Komisionit të BE-së. Që për këtë nuk e gjet shumica, kjo nuk luajti asnjë rol. Ata nuk morën parasysh as që BE-ja mund të zhytej në një krizë të thellë, nëse von der Leyen nuk do të kishte fituar. Parlamenti e tha fjalën e vet. Ai vendosi me shumicë, që politika tek e fundit është arti i së mundshmes.



Ju sugjerojmë

Armë dhe drogë, arrestohen dy persona në Vlorë
Kronikë

Armë dhe drogë, arrestohen dy persona në Vlorë

13 Qershor, 2026 10:02 am
Uraniumi/ Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore
Bota

Uraniumi/ Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

13 Qershor, 2026 9:41 am
Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë
Bota

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

13 Qershor, 2026 8:46 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 13 qershor 2026

13 Qershor, 2026 8:40 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Te Fundit

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

13 Qershor, 2026 8:39 am
Grup kriminal i organizuar dhe trafik droge, SPAK shpall 11 masa arresti
Kronikë

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK jep detaje

12 Qershor, 2026 11:25 pm
Tensione në protestë, tubuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS
Aktualitet

Tensione në protestë, tubuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS

12 Qershor, 2026 7:54 pm
Rama- protestuesve: Do mbyteni në jargët e hipokrizisë
Kryesore

Rama- protestuesve: Do mbyteni në jargët e hipokrizisë

12 Qershor, 2026 7:11 pm
Dita e 13-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 13-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë

12 Qershor, 2026 7:06 pm
Rama: Nuk krenohem se s’kam bërë gabime, por do jap gjithçka për PS
Kryesore

Rama: Nuk krenohem se s’kam bërë gabime, por do jap gjithçka për PS

12 Qershor, 2026 6:39 pm
Para
Foto/ Cardi B pëson incidentin e pakëndshëm në skenë, ja çfarë bën

Cardi B eksperimenton në aktrim, zbulohen detaje për rolin

Salvini: Nuk kemi marrë financime të fshehta nga Rusia

Salvini: Nuk kemi marrë financime të fshehta nga Rusia

Foto/ Çfarë la pas shpërthimi i bombolës së gazit

Foto/ Çfarë la pas shpërthimi i bombolës së gazit
















TE FUNDIT

Armë dhe drogë, arrestohen dy persona në Vlorë

Armë dhe drogë, arrestohen dy persona në Vlorë
13 Qershor, 2026

Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona për armëmbajtje pa leje dhe shitje të kokainës e kanabisit. Një 33-vjeçari me precedent penal...

Lexo më shumë

Uraniumi/ Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Uraniumi/ Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore
13 Qershor, 2026

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës së Hormuzit. Kështu kanë bërë...

Lexo më shumë

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë
13 Qershor, 2026

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë e tij të raketave SpaceX...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 13 qershor 2026

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
13 Qershor, 2026

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime si dhe vranësira...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}