Kryesore

Zgjedhja e presidentit të ri, PD largohet nga Parlamenti



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:21 - 04/06/22 |
Opi Nion

Ndërsa pritet të votohet kandidati për President të Republikës, Bajram Begaj, deputetët e Partisë Demokratike së bashku me ish-kryeministrin Sali Berisha janë larguar nga salla e Kuvendit.

Kreu i PD, Sali Berisha ka kërkuar fjalën, por kjo gjë që i është mohuar nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla, e cila tha se një gjë e tillë nuk është e mundur në një seancë të tillë.

Nikolla i ka kaluar fjalën kryetares së Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, që të lexojë raportin e komisionit për figurën e Bajram Begajt si president.

Ndërsa Berisha me një grup deputetësh të PD u larguan nga salla e Kuvendit pasi ngritën në mënyrë figurative kartonat e kuq./Opinion.al

Pas