Aktualitet

Zgjedhja e Presidentit: Këta janë të mandatuarit për negociatat me opozitën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:45 - 28/03/22 |
Opi Nion

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një dalje për mediat këtë të hënë ka folur për procesin e zgjedhjes së Presidentit.

Ai theksoi se jo më vonë se në 24 Maj duhet të nisë procesi i zgjedhjes së Presidentit, ndërsa bëri me dije se vetë ai, ministrja Elisa Spiropali dhe Damian Gjiknuri janë mandatuar nga Grupi Parlamentar i PS për të zhvilluar negociatat me opozitën.

“ Më 31 mars është seanca e radhës e Kuvendit, për çështjet në rend dite kemi diskutuar. Kemi diskutuar në mbledhjen e grupit parlamentar se po afron dita ku Kuvendi duhet të ketë kalendar që çon në zgjedhjen e presidentit. Siç e thotë Kushtetua jo më vonë se 24 maji duhet të vijojë procesi për zgjedhjen e presidentit. Në këtë kontekst, PS që ka udhëheqësin e këtij procesi për shkak se është shumica, do të zhvillojë një proces. Ky proces duhet të jetë i hapur konsultimesh, natyrshëm brenda suazës së Kuvendit të Shqipërisë. Bashkë me mua do të jetë kolegia Spiropali dhe Gjiknuri, të mandatuar nga grupi parlamentar për të diskutuar me grupet e tjera parlamentare, për të instucionalizuar një dialog konstruktiv për zgjedhjen e presidentit. Po ashtu këto konsultime prej sot kanë filluar dhe brenda grupit tonë parlamentar. Deputetëve u është kërkuar të vijnë me propozime konkrete, me një short list të atyre që mund të jenë kandidatë”-tha Balla./Opinion.al

Pas