Rajoni

Zgjedhja e presidentit, deputeti mungon në seancë: S’punoj në fundjavë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:49 - 03/04/21 |
Opi Nion

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme për zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Ai e ka justifikuar mungesën e tij duke theskuar se është në Pogradec.

Ndër të tjera Haliti theksoi se nuk ka qenë i informuar që do të ketë seancë, ndërsa ka shtuar se nuk është i punësuar që të punojë edhe në fundjavë.

“Unë nuk e kam ditur, nuk më ka thënë askush. Unë jam në Pogradec, qysh kam me votu prej Pogradecit?

“Unë kam ardhur në Pogradec dhe nuk e kam ditur që ka seancë të Kuvendit. Unë nuk jam i punësuar që të punoj edhe të shtunën dhe të dielën dhe as nuk ka pas paralajmërim që do të ketë seancë”, ka thënë Haliti për Klan Kosovën./Opinion.al

Pas