Politikë

Zgjedhja e Presidentit, Berisha: Skenar i turpshëm, Alibeaj si ministër i Ramës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:01 - 06/05/22 |
Opi Nion

Në një konferencë për mediat nga selia blu ish-kryeministri Sali Berisha u pyet në lidhje me qëndrimin e tij për çështjen e Presidentit dhe deklaratat e Alibeajt. Berisha tha se Këshilli Kombëtar i PD do të mblidhet sot për të përcaktuar qëndrimin e Partisë Demokratike për procesin e zgjedhjes së kreut të shtetit.

Më tej ai tha se Alibeaj sillet si ministër i Edi Ramës.

“I tëri është një skenar i turpshëm dinjitoz vetëm për kreun e organizatës kriminale të qeverisë shqiptare. Askush tjetër ndonjëherë nuk ka ndërmarrë një proces të tillë në historinë e vendit. Ky është procesi më i diskretituar që mund të bëhet ndonjëherë. Këshilli kombëtar është organi më i rëndësishme i PD pas kuvendit. Ai mblidhet sot për të përcaktuar qëndrimin e PD ndaj këtij procesi dhe për të marrë vendimin politik. Parimet janë të qarta. Edi Rama do të haset me opozitën e vërtetë. Kjo është ajo çka unë mund të them. Është e kotë të përgjigjem për emrin që shqiptove ti  veçse (Alibeaj) ai sillet si ministër i Edi Ramës”, tha Berisha.

Pas