Zgjedhja e Papës së ri, Dom Gjergj Meta zbulon procesin e konklavës

120 kardinalë do të mblidhen në Vatikan për të zgjedhur pas  ceremonisë mortore të Papa Françeskut dhe ditëve të zisë, papën e ri të Kishës Katolike. Kushti i vetëm është mosha pasi vetëm kardinalët nën 80 vjeç mund të marrin pjesë për të qenë kandidatët e mundshëm.


Zgjedhja e papës së ri nis procesin e konklavës, një nga proceset më hermetike në botë ku fletët e votimit  digjen menjëherë pas përfundimit të çdo seance, kardinalët u nënshtrohen kontrolleve rigoroze, nuk lejohen media, gazetarë, vendosen bllokues valësh e sinjali dhe dyert e Kapelës Sistine mbyllen.

Dom Gjergj Meta shpjegon në emisionin “Opinion” në Tv Klan si zhvillohet çdo seancë votimi. Thelbi është që pas 3 ditësh votime radhazi, kur nuk është përmbushur numri i 2/3-ave, bëhet një ditë pushim dhe nis nga e para. Kjo zgjat derisa vendoset që dy kardinalët më të votuar të dalin në balotazh ku sërish duhet të grumbullojnë 2/3 e votave.

Në fletat e votimit, kardinalët duhet të përpiqen të ndryshojnë shkrimin e tyre që të mos kuptohet se kujt i përket.

Dom Gjergj Meta: Ditën e parë kur nis votimi, të gjithë kardinalët nga Bazilika e Vatikanit, nga Kapela e Shën Palit shkojnë në rresht dueke kënduar “Eja o Shpirt i Shenjtë” shkojnë te Kapela Sistina. Ditën e parë bëhet vetëm një votim që është pasdite, kurse çdo ditë tjetër bëhen 2 votime paradite, 2 votime pasdite. 4 votime në ditë. Duhet të dalë patjetër me 2/3 , përndryshe nuk quhet.

Blendi  Fevziu: Po kur nuk zgjidhet me 2/3?

Dom Gjergj Meta: Bëhen 3 ditë rresht votime herën e parë që do të thotë 1 plus votimet  e tjera, nëse nuk zgjidhet lihet 1 ditë pushim, kardinalët bisedojnë me njëri-tjetrin dhe bëhet një predikim, reflektim shpirtëror nga një prej kardinalëve të Urdhrit të Diakonëve. Fillon votimi përsëri me të njëjtin sistem dhe bëhen 7 votime. Nëse në këto 7 votime prapë nuk ka zgjidhje, bëhet 1 ditë pushim, reflektim nga kardinali. 

Blendi  Fevziu: Sa i lodhkan kardinalët me këtë!

Dom Gjergj Meta: Pastaj hyjnë prapë në votim, 7 votime të tjera, në qoftë se prapë nuk zgjidhet bëhet 11 ditë pushim dhe bën predikimin një nga kardinalët ipeshkëvi. Pastaj bëhen edhe 7 votime të  tjera, në qoftë  se prapë nuk zgjidhet, atëherë bëhet prapë 1 ditë pushim dhe dy më të votuarit nga votimi i fundit  hyjnë në balotazh dhe duhet të zgjidhet me 2/3.  Zakonisht aty del.



Ju sugjerojmë

Para













TE FUNDIT