Kryesore

Zgjedhja e 6 kandidatëve/Berisha: Përfaqësojnë vullnetin e anëtarësisë së PD



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:06 - 30/01/22 |
Opi Nion

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas përfundimit të procesit të primareve dhe zgjedhjes së 6 kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme lokale që do të zhvillohem më 6 mars.

Sipas Berishës, kjo është hera e parë që zgjidhen kandidatët që do përfaqësojnë vullnetin e anëtarësisë së PD dhe jo xhepin apo vullnetin e kryetarit të radhës.

Në postimin e tij në rrjetin social “Facebook”, ai shkruan se votimi i sotëm e ndan përfundimisht praktikën korruptive klienteliste të Bashës për përcaktimin e kandidatëve.

Te dashur miq,

Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se sapo ka perfunduar ne te 6 bashkite e vendit procesi i primareve duke nxjerre keshtu per here te pare kandidate qe perfaqesojne vullnetin e anetaresise se Partise Demokratike dhe jo xhepin apo vullnetin e kryetarit te radhes.

Ky proces eshte nje zhvillim shume i rendesishem per PD, jo vetem se respekton voten dhe vullnetin e lire te anetaresise por dhe i tregon kandidatit fitues se suksesi ne politike tani e tutje nuk do te matet me humorin apo mardhenien me kryetarin por me sherbimin dhe mardhenien qe ai do t’ju ofroje demokrateve dhe qytetareve.

Votimi i sotem na ndan perfundimisht nga praktikat korruptive e klienteliste te Lulzim Braves per percaktimin e kandidateve. Ky votim na ndan nga pazaret dhe na afron me demokratet, qytetaret dhe me vete fitoren!

Nuk mund te kete fitore pa nje aleance te gjere me demokratet e qytetaret dhe nuk mund te kete nje aleance me ta nese, nuk degjon zerin e tyre. Sot demokratet votuan te lire dhe vendosen! Une falenderoj nga zemra te gjithe kandidatet qe moren pjese duke i dhene dinjitet kesaj gare. Falenderoj mijera demokrate qe u drejtuan kutive te votimit duke i dhene legjitimitet fituesit! Uroj perzemersisht fituesit e primareve te sotme  dhe u kerkoj atyre te bashkepunojne perulesisht me kandidatet e tjere, me demokratet dhe gjithe qytetaret, per te zgjeruar dhe forcuar potecialin e tyre ne perballjen me kundershtaret tane ne zgjedhjet e 6 Marsit. Vetem te bashkuar do te mund te risjellim shpresen dhe fitoren. Suksese”,-shkruan Berisha./Opinion.al

Pas