Ambasada e SHBA në Tiranë, ka reaguar pas miratimit në parlament të zgjatjes së afateve të organeve të vettingut.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, ambasada shkruan se ky është një hap i rëndësishëm përpara për të gjithë shqiptarët, drejt një sistemi drejtësie më të fortë, më të besueshëm dhe drejt integrimit evropian.
“Shtetet e Bashkuara përshëndesin miratimin e zgjatjes së mandatit të vetingut në Parlament. Ky është një hap i rëndësishëm përpara për të gjithë shqiptarët – drejt një sistemi drejtësie më të fortë, më të besueshëm dhe drejt integrimit europian. Shtetet e Bashkuara do ta mbështesin gjithmonë Shqipërinë përgjatë kësaj rrugë të rëndësishme”, shkruan ambasada e SHBA./Opinion.al