Ditën e nesërme pritet që deputetët të votojnë në parlament zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut.
Para nisjes së seancës, kryetari i PD, Lulzim Basha do të zhvillojë në orën 09:00 një mbledhje të grupit parlamentar, ku duket se do të jap direktivat për qëndrimet e PD në Kuvend lidhur me votimin.
Mësohet se sekretari i grupit parlamentar, Arbi Agalliu iu ka dërguar një mesazh deputetëve demokratë, ku kërkon që ata të jenë të pranishëm në seli në orën 09:00.
“Pershendetje! Neser ne oren 09:00 do te kemi mbledhje grupi ne seli! Ju faleminderit!”, thuhet në mesazh./ Opinion.al