Aktualitet

Zgjatja e mandateve të vettingut, përfaqësuesi i OMN: Iniciativë e rëndësishme


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:41 - 19/11/21 |
Opi Nion

Në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit, përfaqësuesi i ONM-së, Maciej Popovski ka deklaruar sot se ndryshimet kushtetuese në Shqipëri për zgjatjen e mandatit të punës së organeve të vettingut janë të rëndësishme për ta përmbyllur këtë proces.

Ai theksoi rëndësinë e progresit të reformës në drejtësi, si një nga kushtet më të rëndësishme të hapjes së negociatave.

Dua të shpreh rëndësinë e kësaj iniciative dhe reformën që ka ndërmarrë Shqipëria për gjyqësorin. Një nga reformat më të mëdha drejt hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE që shpresojmë që shumë shpejt do të ndodhë.

KE, është në drejtim të ONM, unë do doja të thoja që jemi në mbështetje të iniciativës për amendimin e nenit të kushtetutës që propozon zgjatjen e detyrës së anëtarëve të komsionerëve publikë dhe KPK deri në 31 dhjetor 2024, është një rekomandim që është bërë në 2021 që i është dërguar dhe parlamentit të Shqipërisë”,-tha ai./Opinion.al

Pas