Rajoni

Zëvendëson Hashim Thaçin, zgjidhet kryetari i ri i PDK-së


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:13 - 03/07/21 |
Opi Nion

Memli Krasniqi është zgjedhur ditën e sotme Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, me votim të hapur.

Bëhet me dije se Krasniqi ishte kandidati i vetëm për kreun e parties, teksa ai ka marrë besimin e shumicës së delegatëve për të udhëhequr me PDK-në për katër vitet e ardhshme. Nga ana tjetër mësohet se kundër Krasniqit kanë votuar shtatë delegatë.

Memli Krasniqi ka lindur në Mitrovicë më 25 janar 1980 ku ka kryer shkollimin fillor në shkollën fillore “Hasan Prishtina”.

Shkollimin e mesëm ai e kreu në gjimnazin “Xhevdet Doda”,  më Prishtinë, teksa i ka përfunduar studimet për Shkenca Politike dhe Administratë Publike në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës

Krasniqi ka të mbaruar magjistraturën në Marrëdhënie Ndërkombëtare në Shkollën Londineze për Ekonomi dhe Shkenca Politike (LSE).

Në vitet 1999 – 2000 ka punuar si gazetar për agjencinë amerikane të lajmeve Associated Press, ndërsa në vitin 2002 ka qenë Drejtor për Marrëdhënie me Publikun në Qendrën e Telemjekësisë së Kosovës.

Për shumë vite ai është marrë me muzikë, ku ka qenë anëtar i grupit “Ritmi i Rrugës”. Rrugëtimin politik e ka filluar në vitin 2004./Opinion.al

 

Pas