Zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Luigj Vathi në një prononcim për mediat tha se i kishin njoftuar me shkrim protestuesit me shkrim dhe iu kishin kërkuar largimin e tyre nga rruga.
Sipas tij, protestuesit mund ta vazhdonin protestën e tyre por në trotuar.
“Në bazë të njoftimit nga organizatorët policia ka marrë masat për mbarëvajtjen. Pas një kërkese të dytë ne u kemi kërkuar lirimin e rrugës. Policia e shtetit nuk i ka shpërndarë protestuesit. Ne thjesht kemi liruar rrugën për mbarëvajtjen e automjeteve. Garantoj që çdo qytetar ka të drejtë të protestojë pa cënuar të drejtat e të tjerëve”,-tha ai për mediat./Opinion.al