Gjatë ditës së sotme protestuesit nuk e kanë kursyer ironinë edhe ndaj ministrave të kabintetit Rama. Pjesë e pankaratve të tyre, për shkak të deklaratave që kanë bërë kanë qenë edhe ministret Edona Bilali dhe Delina Ibrahimaj.
“T’i lutemi Zeusit për shi”, shkruan një pankartë që i referohet një deklarate të zonjës Bilali. Ndërkohë që një tjetër shënim kujton deklaratën e zonjës Ibrahimaj lidhur me faktin se me 140 euro të ardhura mujore një person nuk konsiderohet i varfër.
“Me 5 thashë miell në muaj nuk quhesh i varfër”, shkruhet në pankartë./Opinion.al