Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zëri i Amerikës: PS e PD po godasin LSI. Detyruan Metën të dalë vetë në fushatë

2017/06/06 at 7:06 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zëri i Amerikës: PS e PD po godasin LSI. Detyruan Metën të dalë vetë në fushatë

Në Shqipëri deputeti i partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Gledjon Rehovica dhe drejtori i Spitalit Rajonal të Beratit, Idlir Frashëri janë vënë në ndjekje penale nga policia pasi dyshohet të jenë përfshirë në blerje votash në favor të LSI-së.

Sipas njoftimit të policisë, hetimi ndaj tyre ka nisur pas një denoncimi dhe ata dyshohet të kenë konsumuar elementët e veprës penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” dhe “Përdorim i funksionit publik në veprimtari politike ose zgjedhore”, vepra penale të parashikuara nga nenet 328 dhe 328/a të Kodit Penal. Policia bëri të ditur se materialet për këtë rast i janë përcjellë Prokurorisë.

Ky është rasti i parë i zyrtarëve të vënë në ndjekje penale për tentativë për blerje votash ndërkohë që një numër i konsiderueshëm funksionarësh të tjerë janë pezulluar nga detyra për përfshirje në fushatë zgjedhore në shkelje të ligjit. Me anë të një vendimi të Këshillit të Ministrave është ngritur dhe një “Task-Forcë” e posaçme si dhe janë përcaktuar masat për monitorimin e sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare e logjistike të administratës shtetërore gjatë procesit zgjedhor të 25 qershorit.

Mbrëmë kryetari i LSI-së Petrit Vasili ju drejtua me një letër krerëve të shtetit duke kritikuar vendim-marrjen për “Task-Forcën”, e cila sipas tij, nuk ka qenë pjesë e asnjë mbledhjeje të qeverisë dhe, sipas zotit Vasili, “është e patolerueshme që vendimi i referohet një mbledhjeje e cila nuk ka ndodhur. Një vendim kaq i rëndësishëm nuk i është nënshtruar asnjë debati qeveritar dhe mundësisë së shprehjes se opinioneve nga ministrat, por është hartuar e miratuar në mënyrë tërësisht të njëanshme, ku specifikoj, anëtarët e Kabinetit Qeveritar përfaqësues të LSI-së, kanë qënë jashtë diskutimit dhe janë vënë para faktit të kryer, duke u çuar një vendim qarkullues, të cilit nuk i njihen as autorët dhe as ata që kanë dhënë opinionet”, shkruan zoti Vasili.

Sipas tij “një mënyrë e tillë, okulte e funksionimit të qeverisë, ku përgjegjësia bie mbi kryeministrin dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, hedh hije të forta dyshimi në një moment ku vetëm transparenca, komunikimi i hapur dhe përfshirja e të gjithë aktorëve, janë ato që zgjedhjet e lira e të ndershme presin në Shqipëri”. Për kryetarin e LSI-së “fatkeqësisht marrëveshja politike e 18 Majit, në vend të qartësisë e ndershmërisë, prodhoi një komunikim të njëanshëm, të mbyllur dhe të errët”.

Në fakt marrëveshja e arritur mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha u interpretua gjerësisht si një përpjekje për të goditur partitë e vogla e veçanërisht LSI-në, ndaj së cilës nuk mungojnë sulmet e përditshme si nga ana e socialistëve ashtu dhe nga Partia Demokratike. Një pjesë e mirë e të pezulluarve të ditëve të fundit i përkasin pikërisht LSI-së. Javën e shkuar u shkarkua nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Postave Majlind Lazimi, si dhe një drejtoreshë rajonale. LSI-ja foli për një hakmarrje politike, ndërsa zoti Lazimi dje bëri kallëzim në prokurori ndaj Ministres së Ekonomisë Milva Ekonomi që kishte firmosur shkarkimin, të cilin ai e ka cilësuar si “tërësisht të paligjshëm”.

LSI-ja e cila është konsideruar si vendimtare për përcaktimin e pushteteve, pas 4 vitesh në qeveri me demokratët dhe 4 të tjerave më pas me socialistët, duket se është gjendur e papërgatitur për situatën e krijuar, ku dy partitë e mëdha e kanë vënë në qendër të sulmeve. Pikërisht kjo duket të jetë dhe arsyeja që udhëheqësi dhe themeluesi i saj Ilir Meta, ka zbritur në fushatë, pavarësisht se në momentin e zgjedhjes si president kishte deklaruar se nuk do të përfshihej. /VOA/

Etiketa: godasin LSImarreveshjaPS-PD

Ju sugjerojmë

SHBA njofton sanksione të reja kundër Iranit
Bota

SHBA njofton sanksione të reja kundër Iranit

20 Qershor, 2025 6:08 pm
BE: Ta quash “non-paper” draft-statutin e Asociacionit është shpërfillje e obligimeve
Rajoni

BE i jep Serbisë paratë e para nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor

20 Qershor, 2025 5:49 pm
Chrysanthi Kalogeri zbulon parashikimin e yjeve për javën e fundit të qershorit
Life Style

Chrysanthi Kalogeri zbulon parashikimin e yjeve për javën e fundit të qershorit

20 Qershor, 2025 5:36 pm
Ministri i Jashtëm italian: NATO nuk ka më arsye të ekzistojë!
Bota

Ministri i Jashtëm italian: NATO nuk ka më arsye të ekzistojë!

20 Qershor, 2025 5:27 pm
UNICEF: Ka kolapsuar sistemi i ujit, fëmijët do të vdesin nga etja në Gazë
Bota

UNICEF: Ka kolapsuar sistemi i ujit, fëmijët do të vdesin nga etja në Gazë

20 Qershor, 2025 5:10 pm
Mediat spanjolle rekomandojnë Shqipërinë për pushime
Aktualitet

Mediat spanjolle rekomandojnë Shqipërinë për pushime

20 Qershor, 2025 4:56 pm
Ndërtimi i urave mbi Ibër, BE: Çdo vendim të merret me përfshirjen e të gjithëve
Rajoni

Ndërtimi i urave mbi Ibër, BE: Çdo vendim të merret me përfshirjen e të gjithëve

20 Qershor, 2025 4:39 pm
Dënohet me burgim të përjetshëm Kristjan Cenaj
Aktualitet

Dënohet me burgim të përjetshëm Kristjan Cenaj

20 Qershor, 2025 4:27 pm
Plagosen 17 izraelitë në Haifa, pas sulmit me breshëri raketash nga Irani
Bota

Plagosen 17 izraelitë në Haifa, pas sulmit me breshëri raketash nga Irani

20 Qershor, 2025 4:19 pm
Izraeli tjetër valë sulmesh mbi Iran, IDF: Në shënjestër infrastruktura ushtarake
Bota

Izraeli tjetër valë sulmesh mbi Iran, IDF: Në shënjestër infrastruktura ushtarake

20 Qershor, 2025 4:14 pm
Para
Sondazhi i Piepoli/ Ja si e gjykojnë Edi Ramën

Sondazhi i Piepoli/ Ja si e gjykojnë Edi Ramën

Fotolajm/ Luana më transparente se kurrë, nxjerr gjoksin në fotot sensuale

Mendonit se Luana Vjollca kishte të pasme në super formë? Shikoni photoshopin

Marrin pjesë në fushatë, largohen nga puna dy drejtues

Marrin pjesë në fushatë, largohen nga puna dy drejtues

TE FUNDIT

SHBA njofton sanksione të reja kundër Iranit

SHBA njofton sanksione të reja kundër Iranit
20 Qershor, 2025

Administrata Trump ka njoftuar ditën e sotme sanksione të reja në lidhje me Iranin , duke përfshirë dy kompani me...

Lexo më shumë

BE i jep Serbisë paratë e para nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor

BE: Ta quash “non-paper” draft-statutin e Asociacionit është shpërfillje e obligimeve
20 Qershor, 2025

Komisioni Evropian ia ka ndarë Serbisë 51.7 milionë euro si kredi e butë, si pjesë e fazës së para-financimit të...

Lexo më shumë

Chrysanthi Kalogeri zbulon parashikimin e yjeve për javën e fundit të qershorit

Chrysanthi Kalogeri zbulon parashikimin e yjeve për javën e fundit të qershorit
20 Qershor, 2025

Ditën e premte ndodh solstici veror dhe dielli kalon në shenjën e Gaforres duke përforcuar intuitën dhe lidhjen tonë me...

Lexo më shumë

Ministri i Jashtëm italian: NATO nuk ka më arsye të ekzistojë!

Ministri i Jashtëm italian: NATO nuk ka më arsye të ekzistojë!
20 Qershor, 2025

“NATO nuk ka më arsye të ekzistojë”, deklaroi ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto. Gjatë fjalimit të tij në një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com