Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Zëri i Amerikës” paralajmëron furtunë: 79 % e gjyqtarëve të Apelit me pasuri të pajustifikuara

2016/11/23 at 7:35 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Zëri i Amerikës” paralajmëron furtunë: 79 % e gjyqtarëve të Apelit me pasuri të pajustifikuara

Zëri i Amerikës do të transmetojë një seri materialesh investigative rreth sistemit të Drejtësisë në Shqipëri, pasurive të personave që punojnë në këtë sistem, rastet e konfliktit të interesit apo korrupsionit.


Materiale janë një bashkëprodhim i Zërit të Amerikës dhe Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë investigative në Shqipëri, BIRN, gazetarët e të cilit kanë bërë të mundur grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave. Raportimet do të mund të gjenden të publikuara dhe në faqet në internet si të Zërit të Amerikës ashtu dhe të BIRN-it në Shqipëri “Reporter.al”

Sipas të dhënave të marra nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, rezulton se 79 për qind e tyre nuk i justifikojnë pasuritë me të ardhurat e deklaruara gjatë karrierës së tyre.

“Betohem solemnisht, se gjatë kryerjes së detyrës do t’i qëndroj, kurdoherë, besnik Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ligjeve në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesionale”.

Ky është teksti i betimit të gjyqtarit në Shqipëri.

Megjithatë, të dhënat e deklaratave të pasurisë së gjyqtarëve të Apelit, të analizuara nga BIRN, zbulojnë se një numër i madh i tyre, dyshohet ta kenë shkelur rëndom këtë betim, gjatë ushtrimit të detyrës në sistemin e drejtësisë.

Institucioni që merret, veç të tjerash edhe me administrimin dhe kontrollin e deklarimit të pasurive të një sërë subjekteve të përcaktuara me ligj, është Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave. Qëllimi i punës së tij është ndalimi i krijimit të pasurive në rrugë jo-ligjore, në radhët e zyrtarëve dhe nëpunësve publikë, përfshi edhe gjyqtarët.

Analizimi i të dhënave të marra nga Inspektorati tregon se 64 nga 81 gjyqtarë të Apelit, ose 79 %, nuk e justifikojnë pasurinë e deklaruar me pagat që kanë përftuar përgjatë karrierës së tyre në sistemin e drejtësisë.

Në tërësi, shuma e pajustifikuar e përmbledhur te 64 gjyqtarët e Apelit është rreth 2.7 milionë dollarë.

Nga numri i gjyqtarëve që kanë rezultuar me probleme, bazuar në të dhënat e vetëdeklaruara, përgjatë një harku kohor prej 10 vitesh, rezulton se 16% e tyre kanë 4 deri në 6 deklarata me probleme, 31% 2 deri në 3 deklaruara dhe 53% kanë vetëm një deklaratë me probleme.

Në përllogaritjen e shpenzimeve vjetore, të subjekteve të deklarimit, përfshirë gjyqtarët e Apelit, Inspektorati i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, përdor mesataren e shpenzimeve mujore për konsum të një familjeje, siç përllogaritet nga Instituti i Statistikave.

Sipas përgjegjëses së Sektorit të Statistikave të Konsumit të Familjeve në këtë institut, Anisa Omeri “shpenzimet mesatare mujore të një familjeje shqiptare, që përllogariten nga një vrojtim statistikor i vazhdueshëm i INSTAT janë 69 mijë lekë. Pra, kjo është sasia e parave e shpenzuar mesatarisht nga një familje shqiptare e përbërë nga 3.8 persona”.

Nëse shpenzimeve të gjyqtarëve u shtohet edhe kjo e dhënë, numri i deklaratave me probleme për dhjetëvjeçarin 2004-2014, arrin në 189 nga 879 deklarata gjithsej, ose 21.5 % të totalit. Si pasojë, vlera e pasurisë së pajustifikuar rritet.

Nga të gjithë gjyqtarët e Apelit, deklaratat e të cilëve janë identifikuar me probleme, inspektorati, gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, ka kallëzuar në prokurori për fshehje pasurie vetëm tre prej tyre: gjyqtarët Gjin Gjoni, Alaudin Malaj dhe Petrit Aliaj.

Gerd Hoxha, kreu i Unionit të Gjyqtareve shqiptarë thotë se deklaratat e pasurisë janë një çështje personale e gjithsecilit prej gjyqtareve.

“Unë jam i vetëdijshëm që ka probleme në radhët tona. Ka persona, që mund të kenë probleme me aftësitë e tyre profesionale, mund të kenë probleme me deklarimin e pasurisë, mund të kenë probleme me figurën, por duke qenë se ne jemi gjyqtarë, jemi të prirur të flasim vetëm atëherë kur kemi përballë fakte. Kjo është një përgjegjësi individuale. Persona, të cilët rezultojnë me deklarime të pajustifikuara, kanë detyrim të përgjigjen përpara organeve ligj-zbatuese lidhur me këto deklarime. Por nuk duhet, kurrsesi, që me këta persona, që unë uroj të jenë pak, të përgjithësohet e gjithë trupa e gjyqtarëve dhe prokurorëve”.

Publikimi i këtyre të dhënave vjen në një kohë kur, klasa politike shqiptare ka miratuar një reformë të thellë kushtetuese, që ka për qëllim të ndryshojë, në mënyrë rrënjësore, procesin e kontrollit të integritetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke kërkuar të luftojë korrupsionin e gjithëpërhapur në radhët e njerëzve të sistemit të drejtësisë.

“Gjyqtarët kanë qenë të parët që kanë kërkuar të kontrollohen. Nuk kanë frikë nga Vetingu, sepse ne në kontroll jemi përditë”, thotë zoti Hoxha.

Një nga drejtimet se si do te vlerësohen pjesëtarët e sistemit të drejtësisë është edhe pasuria e tyre.

Erida Skëndaj është drejtore ehzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

“Vetingu është një ndërthurje mes veprimtarisë së Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave dhe veprimtarisë së institucioneve të posaçme, që do të ngrihen, bazuar në këtë ligj. Inspektorati, thjesht harton një raport, një relacion, dhe këtë raport ja vë në dispozicion Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Komisioni, në fund, ka të drejtë të shprehet me rikonfirmim të subjektit në pozicionin e tij aktual, ka të drejtë të pezullojë personin në ushtrimin e detyrës së tij për 1 vit, në rast se ka paaftësi profesionale dhe nevojitet që të marrë trajnime dhe njohuri shtesë në shkollën e magjistraturës, ose, ka të drejtë ta shkarkojë atë, në rast se nuk kalon me sukses procesin e vetingut”, thotë ajo.

Ndërsa ky proces pritet të fillojë, ajo çka njerëzit kanë pritur gjithmonë, vazhdon të jetë më shumë drejtësi.

 



Ju sugjerojmë

Tërmet 6.1 ballë pranë Kretës, autoritetet greke paralajmërojnë banorët
Rajoni

Tërmet 6.1 ballë pranë Kretës, autoritetet greke paralajmërojnë banorët

14 Maj, 2025 10:12 am
Media greke jehonë performacës së Shkodra Elektronike: Zjerm,trend në rrjete sociale
Kryesore

Media greke jehonë performacës së Shkodra Elektronike: Zjerm,trend në rrjete sociale

14 Maj, 2025 10:05 am
Pas heqjes së sanksioneve, Trump takohet me Presidentin e përkohshëm të Sirisë
Bota

Pas heqjes së sanksioneve, Trump takohet me Presidentin e përkohshëm të Sirisë

14 Maj, 2025 9:58 am
Netanyahu planifikon ofensivë të re në Rripin e Gazës
Bota

Netanyahu planifikon ofensivë të re në Rripin e Gazës

14 Maj, 2025 9:48 am
Emigrimi masiv/ Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE në raport me popullsinë
Aktualitet

Emigrimi masiv/ Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE në raport me popullsinë

14 Maj, 2025 9:44 am
Çfarë pritet nga bisedimet e propozuara në Turqi për luftën e Rusisë kundër Ukrainës
Bota

Çfarë pritet nga bisedimet e propozuara në Turqi për luftën e Rusisë kundër Ukrainës

14 Maj, 2025 9:37 am
Konflikt mes disa personave në Tiranë, dyshohet se është qëlluar me armë
Aktualitet

Konflikt mes disa personave në Tiranë, dyshohet se është qëlluar me armë

14 Maj, 2025 9:33 am
Presidenti i Këshillit Evropian viziton Kosovën
Rajoni

Presidenti i Këshillit Evropian viziton Kosovën

14 Maj, 2025 9:26 am
Zgjedhjet 2025/Vijon numërimi i votave për kandidatët,PS udhëheq me 83 mandate,PD 50
Kryesore

Zgjedhjet 2025/Vijon numërimi i votave për kandidatët,PS udhëheq me 83 mandate,PD 50

14 Maj, 2025 9:20 am
Rama për ‘Metropolis’: Maxhoranca absolute në Parlament, rezultat historik
Kryesore

Rama për ‘Metropolis’: Maxhoranca absolute në Parlament, rezultat historik

14 Maj, 2025 9:04 am
Para
HISTORIA/ U fsheha poshtë krevatit për të kapur të dashurin me …

HISTORIA/ U fsheha poshtë krevatit për të kapur të dashurin me ...

FotoLajm/ Aksident i rëndë tek ish-‘Farmacia 10’ në Tiranë

FotoLajm/ Aksident i rëndë tek ish-'Farmacia 10' në Tiranë

Sherr me sende të forta mes dy biznesmenëve, shkak shfrytëzimi i gurores

Sherr me sende të forta mes dy biznesmenëve, shkak shfrytëzimi i gurores
















TE FUNDIT

Tërmet 6.1 ballë pranë Kretës, autoritetet greke paralajmërojnë banorët

Tërmet 6.1 ballë pranë Kretës, autoritetet greke paralajmërojnë banorët
14 Maj, 2025

Një tërmet shumë i fortë me magnitudë 6 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur mbrëmjen e së martës deri në...

Lexo më shumë

Media greke jehonë performacës së Shkodra Elektronike: Zjerm,trend në rrjete sociale

Media greke jehonë performacës së Shkodra Elektronike: Zjerm,trend në rrjete sociale
14 Maj, 2025

Mbrëmjen e së martës, më 13 maj, skena e gjysmëfinales së parë të Eurovision 2025 në Bazel u përfshi nga...

Lexo më shumë

Pas heqjes së sanksioneve, Trump takohet me Presidentin e përkohshëm të Sirisë

Pas heqjes së sanksioneve, Trump takohet me Presidentin e përkohshëm të Sirisë
14 Maj, 2025

Presidenti i SHBA, Donald Trump u takua ditën e sotme me presidentin e përkohshëm të Sirisë Ahmad al-Sharaa, takimi i...

Lexo më shumë

Netanyahu planifikon ofensivë të re në Rripin e Gazës

Netanyahu planifikon ofensivë të re në Rripin e Gazës
14 Maj, 2025

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, nguli këmbë gjatë një takimi me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për një zgjidhje paqësore për luftën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com