Kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla gjatë intervistës së dhënë për “Zërin e Amerikës” ka zbuluar arsyet e refuzimit të vizës nga Ambasada Amerikane për kryeprokurorin e Durrësit, Agron Gjana.
Llalla ka thënë për “Zërin e Amerikës” se arsyeja e mosdhënies së vizës Agron Gjanës, ishte për shkak të dokumentacionit.
Ai tha se kryeprokurori i Durrësit ishte pjesë e delegacionit për në SHBA.
“Por viza e tij nuk u dha në kohën e duhur për shkak të dokumentacionit”,-tha Llalla.
Ndërsa theksoi se më pas ajo u anulua fare dhe përgjigjja ishte nga ambasada se “nuk besonin se ai do të kthehej më në Shqipëri”.