Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Zëri i Amerikës”: Lëvizja e Metës, paralajmërim për Ramën. Kryeministri në pozicion mjaft të vështirë

2017/04/04 at 5:28 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Takim “i pazakontë” mes Edi Ramës dhe Ilir Metës në Kryeministri

Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, gjate nje konference te perbashket shtypi, ku kane komentuar ne lidhje me zgjedhjet lokale te 21 qershorit. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and Parliament Speaker Ilir Meta, during a press conference, where have commented for local elections on 21 June.

“Zeri i Amerikes” i ka kushtuar nje kronike politike te zgjeruar bombes se Ilir Metes dje qe tha se nuk hyn ne zgjedhje pa opoziten. 


Per “Zerin e Amerikes” ky eshte nje paralajmerim i paster i Ilir Metes ndaj Rames, duke e vene kryeministrin ne nje situate mjaft te veshtire. 

SHKRIMI

Në Shqipëri Lëvizja socialiste për Integrim tha mbrëmë se vendit i duhet një “Qeveri besimi” duke paralajmëruar qartë se ajo nuk do të pranojë të hyjë në një proces zgjedhor që nuk ofron garanci për pjesmarrjen e opozitës dhe se në një rast të tillë ajo nuk mund të jetë në koalicion me socialistët.

Në përfundim të mbledhjes së kryesisë së LSI-së, kryetari i saj Ilir Meta deklaroi se forca që ai kryeson është e gatshme të vërë në dispozicion të zgjidhjes politike që nga mandati i tij si kryetar i parlamentit deri te mandatet e ministrave të tij dhe postet politike që LSI mban.

Lëvizja socialiste për integrim bëri një hap befasues mbrëmë, duke i dhënë një kthesë të re zhvillimeve politike në vend, 24 orë pas një darke të gjatë që kreu i saj Ilir Meta pati një natë më parë me kryeministrin Edi Rama.

Ndonëse fjalën e tij ai e nisi duke folur për rëndësinë “imperative të një dialogu urgjent dhe të një zgjidhjeje politike” pasi “çdo vonesë e çon vendin në drejtime të panjohura, të pa kontrolluara dhe me pasoja të paparashikueshme” zoti Meta ishte fare i qartë kur u shpreh se “vendi në këto momente ka nevojë në mënyrë të veçantë për një qeveri të besimit për zgjedhje të gjithë-pranuara nga të gjithë”. Një qeveri e cila sipas tij duhet të ketë disa objektiva, të cilat janë praktikisht ato për të cilat po këmbëngul prej më shumë se 6 javësh opozita e cila është e drejtëpërdrejtë në kërkesën për një “Qeveri teknike”.

Kështu zoti Meta përmendi se “Qeveria e besimit” duhet “të garantojë mos-përfshirjen e administratës publike në zgjedhje dhe në veçanti të Policisë së Shtetit. Të garantojë një luftë të ashpër dhe pa asnjë kompromis ndaj fenomenit të drogës dhe ndaj çdo përpjekjeje për financime kriminale dhe të paligjshme të zgjedhjeve. Si edhe të garantojë dhe realizimin e plotë, të thellë dhe transparent të procesit të dekriminalizimit. Realizimi i reformës zgjedhore është po kështu një kusht i domosdoshëm dhe një detyrim ende i pa përmbushur dhe i pakapërcyeshëm si një garanci e pa tjetërsueshme për realizimin e zgjedhjeve me standarde më të larta, për realizimin e një gare zgjedhore me kushte të barabarta për të gjitha partite”, u shpreh zoti Meta.

Por cili është kuptimi sipas LSI-së i “Qeverisë së besimit”? “Qeveri e besimit për ne nuk duhet parë si çështje forme, por duhet parë si çështje përmbajtjeje. Pra edhe kjo qeveri kështu siç është mund të jetë qeveri e besimit nëse jep garancitë e duhura dhe merr angazhimet e duhura për të realizuar ato objektiva që unë përmenda pak më parë”, shpjegoi zoti Meta, ndërsa më pas , i pyetur nëse “Qeveria e Besimit në zgjedhje e parashikon zotin Rama si Kryeministër apo e përjashton atë?” ai u përgjigj se “padyshim që e presupozon zotin Rama, por për këtë ai duhet të punojë që t’i japë besim opozitës për zgjedhje”, gjë të cilë e djathta e ka përjashtuar kategorikisht.

Zoti Meta shkoi më tej kur tha se në funksion të zgjidhjes politike partia e tij “vendos të vër në dispozicion të zgjidhjes politike në vend të gjitha mandatet e saj politike që nga mandati i Kryetarit të Kuvendit, mandatet e ministrave të saj, si edhe të gjithë postet politike të përfaqësimit të saj”.

Një deklaratë e cila duket më shumë një paralajmërim për një tërheqje të saj nga qeveria, ndonëse shpjegimi ishte se “kjo do të thotë se nëse përfaqësuesit e opozitës mendojnë se me këtë ofertë tonën, kanë një mundësi rikthimin në institucione për të kontribuar për zgjedhjet, ne jemi të gatshëm ta bëjmë këtë në emër të interesave të vendit”.

Megjithatë paralajmërimi bëhet mëse i qartë kur LSI-ja nënvizon se “nëse lidershipi i Partisë Socialiste, nuk do të tregojë përgjegjshmëri maksimale dhe vullnet politik për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe dhënien e të gjitha garancive të mundshme për opozitën, që ajo të jetë pjesë e procesit zgjedhor, LSI jo vetëm nuk mund të jetë pjesë e një koalicioni të tillë, por as edhe një farse elektorale të mundshme”.

Qëndrimi i LSI-së e vë në një pozitë tejet të vështirë kryeministrin Rama, i cili deri më tani ka kundërshtuar çdo mundësi për një qeveri teknike të kërkuar nga opozita si dhe ka këmbëngulur se do të ishte i gatshëm të hynte në zgjedhje edhe pa opozitën. Një pozicion që duket se do të jetë i detyruar ta rishikojë pas daljes publike të aleatit të tij kryesor.

 

 

Etiketa: kryeministrilevizja e meteszeri i amerikes


Ju sugjerojmë

Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE
Bota

Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE

30 Shtator, 2025 8:56 pm
Hegseth drejtuar gjeneralëve të SHBA: Bëhuni gati për luftë, jo për mbrojtje
Bota

Hegseth drejtuar gjeneralëve të SHBA: Bëhuni gati për luftë, jo për mbrojtje

30 Shtator, 2025 8:26 pm
Republika Çeke vendi i parë në BE që kufizon hyrjen e diplomatëve rusë
Bota

Republika Çeke vendi i parë në BE që kufizon hyrjen e diplomatëve rusë

30 Shtator, 2025 7:22 pm
Përballja në kabinetin me sekretarët, a po e frenon Donald Trump manjatin e tekonologjisë?
Bota

Trump-udhëheqësve ushtarakë: Nëse dikush nuk më pëlqen, do ta shkarkoj menjëherë

30 Shtator, 2025 6:56 pm
Mashtroi 128 mijë persona, dënohet kinezja që vodhi 5.7 mld euro në Bitcoin
Bota

Mashtroi 128 mijë persona, dënohet kinezja që vodhi 5.7 mld euro në Bitcoin

30 Shtator, 2025 6:01 pm
Ultimatumi i Trump për Hamasin: Pranoni paqen, ose ju pret fundi i zi
Bota

Ultimatumi i Trump për Hamasin: Pranoni paqen, ose ju pret fundi i zi

30 Shtator, 2025 5:24 pm
Pse Tony Blair do të luajë një rol kyç në rindërtimin e Rripit të Gazës?
Bota

Pse Tony Blair do të luajë një rol kyç në rindërtimin e Rripit të Gazës?

30 Shtator, 2025 4:38 pm
Operacioni i SPAK kundër trafikut të emigrantëve, disa persona të arrestuar
Kronikë

SPAK dërgon në GJKKO kryetaren në detyrë të Bashkisë Tropojë, akuzat

30 Shtator, 2025 4:11 pm
Tabaku: Buxheti i Shtetit në shërbim të pakicës
Kryesore

Tabaku: Buxheti i Shtetit në shërbim të pakicës

30 Shtator, 2025 3:25 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

E shkarkoi nga puna, 48-vjeçari dhunon drejtorin e Ujësjellës-Kanalizimeve

30 Shtator, 2025 3:16 pm
Para
Të brendshmet e çuditshme të femrave që po i çmendin të gjithë!!

Të brendshmet e çuditshme të femrave që po i çmendin të gjithë!!

Cila është më bukuroshja në këtë list?

Çfarë i ka ndodhur Orinda Hutës ?

Reagimi i PD për ngjarjen në Korçë: Qytetari u dhunua nga Garda dhe Policia

Koalicioni opozitar/ Rruga e vetme për të dalë nga kriza është qeveria teknike
















TE FUNDIT

Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE

Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE
30 Shtator, 2025

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës i ka njoftuar qytetarët e vet se nga data 12 tetor do të...

Lexo më shumë

Hegseth drejtuar gjeneralëve të SHBA: Bëhuni gati për luftë, jo për mbrojtje

Hegseth drejtuar gjeneralëve të SHBA: Bëhuni gati për luftë, jo për mbrojtje
30 Shtator, 2025

Sekretari Amerikan i Luftës, Pete Hegseth, kritikoi ashpër gjeneralët dhe nismat e diversitetit që ai tha se çuan në dekada...

Lexo më shumë

Republika Çeke vendi i parë në BE që kufizon hyrjen e diplomatëve rusë

Republika Çeke vendi i parë në BE që kufizon hyrjen e diplomatëve rusë
30 Shtator, 2025

Qeveria çeke njoftoi sot se synon të japë shembull duke u bërë vendi i parë i BE-së që kufizon hyrjen...

Lexo më shumë

Trump-udhëheqësve ushtarakë: Nëse dikush nuk më pëlqen, do ta shkarkoj menjëherë

Përballja në kabinetin me sekretarët, a po e frenon Donald Trump manjatin e tekonologjisë?
30 Shtator, 2025

Në takimin me të gjithë shefat e ushtrisë amerikane, Presidenti Donald Trump paralajmëroi sot se do të shkarkonte çdo zyrtar nëse nuk...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com