Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zëri i Amerikës: Ja kush e zbuloi trafikun e drogës

2018/10/23 at 9:01 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Shkodër/ Gjendet një fouristradë e gjuajtur me plumba

Në Shqipëri, policia tha se po vazhdon operacionet kundër grupeve kriminale dhe shkelësve të ligjit. Së fundi janë arrestuar 300 persona, një pjesë prej të cilëve ishin në kërkim ndërkombëtar. Ndërkohë vijojnë hetimet mbi arrestimin e 27 personave të dyshuar si pjesëtarë të 4 grupeve kriminale, që prodhojnë dhe trafikojnë lëndë narkotike.


Policia shqiptare bëri sot të ditur se ka arrestuar në 30 ditët e fundit mbi 300 persona në vazhdim të Operacionit “Ndëshkimi i të Fortëve”.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, tha se 14 nga të arrestuarit ishin në kërkim ndërkombëtar, 154 të tjerë në kërkim brenda vendit, ndërsa gjysma tjetër e të arrestuarve, rreth 160 persona, u identifikuan si individë që shkelin rendin dhe ligjin, ndërsa iu kapën edhe mbi 40 lloje armësh zjarri.

Ky operacion i ri njëmujor i policisë ka ecur paralel me operacionin njëvjeçar “Forca e Ligjit”, ndërsa vetëm një ditë më parë u krye një tjetër operacion i koduar si “Vol-Vo 4” goditi me 27 arrestime 4 grupe kriminale nga veriu në jug të vendit, që prodhonin dhe transportonin lëndë narkotike.

Prokuroria e krimeve të rënda ka kërkuar 44 arrestime dhe masa arresti me 4 akuza për pjesëtarë të këtyre 4 grupeve kriminale me qendër në Shijak dhe me shtrirje në Has, Shkodër, Lezhë, Fier dhe Sarandë. Akuzat për këto arrestime janë “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të cilët trafikonin droga nga Shqipëria drejt Italisë dhe në vende të tjera të Bashkimit Europian.

“Operacioni i orëve të fundit ‘Vol-Vo 4” goditi anëtarët e 4 grupeve kriminale dhe pati një shtrirje në 12 qytete, pa asnjë dekonspirim, me gjithë përmasat jo të zakonshme të një operacioni policor, me 1500 efektivë në terren. Për shumë grupe të tjera të skeduara tashmë në hetimet intensive prej shumë muajsh, janë në rrugë të mbarë”, tha Ardi Veliu, drejtori i përgjithshëm i policisë.

Ekspertë të antikrimit pohuan se organizata e strukturuar qartë dhe me shtrirje në territor drejtohej nga pjesëtarë të familjes Avdyli në Shijak, kishte laboratorin e përpunimit të drogave të forta në një fshat të Hasit si dhe degët e veta në disa qytete bregdetare.

Rruga e drogës në Ballkan, sipas tyre, nis nga Turqia, Bullgari, Serbi, Kosovë, Has, Durrës dhe qytete të tjera bregdetare të Shqipërisë për t’u transportuar drejt Italisë dhe më tej drejt Europës qendrore e veriore, në disa vende si Gjermani, Hollandë, Angli etj.

Burime të besueshme bënë me dije se përkrah policisë shqiptare në këtë operacion dhe hetime dyvjeçare kanë qëndruar edhe ekspertë të agjencive të antidrogës amerikanë, gjermanë dhe shtete të tjera të prekura nga kjo veprimtari kriminale.

Ata provuan së bashku 13 episode me lëndët narkotike dhe sende të tjera antiligjore të pjesëtarëve të këtyre grupeve kriminale, që nga Lezha, Durrësi, Shkodra, Burreli, Saranda, Lushnja, Kukësi e deri në Itali.

Pika kulmore e operacionit, krahas arrestimeve në qendrën e tyre në Shijak, ishte zbulimi dhe goditja e laboratorit të përpunimit të drogave të forta në Has, ku u gjetën 182.5 kg morfinë, e ndarë në 175 pako, 22 litra lëndë e lëngshme, të cilat përdoreshin për prodhimin e heroinës. Materialet vinin nga Turqia përmes Kosovës dhe, pas përpunimit në Has, zbritnin në qytetet bregdetare për t’u nisur drejt Italisë.

Por opozita shprehu mosbesimin e saj mbi këto operacione. Përfaqësues të saj pohuan se qeveria dhe policia është e lidhur me drejtues të grupeve kriminale dhe nuk i arreston ata edhe kur ua tregojnë policitë e shteteve partnere.

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, tha se “policia është bërë vegël e propagandës së Edi Ramës, sepse në listën me të ashtuquajtur 300 të fortë, nuk ka asnjë emër krimineli, që drejton realisht bandat në vend”.

Ai shtoi se “Forca e Ligjit” nuk ekziston, sa kohë që asnjë bos i krimit nuk është arrestuar dhe asnjë pasuri e bosëve të krimit nuk është sekuestruar.

“Të fortët e vërtetë janë drejtuesit e organizatave kriminale, që policia e Fatmir Xhafës dhe Ardi Veliut, jo vetëm nuk i arreston, por i njofton të shkojnë në drejtim të paditur edhe kur operacionet e partnerëve ndërkombëtare i evidentojnë si bosë të krimit të organizuar në vend. Fatmir Xhafaj dhe Ardi Veliu, kanë detyrimin të informojnë qytetarët: Sa nga bosët e krimit të organizuar janë arrestuar? Sa është numri i familjeve mafioze që janë shkatërruar? Sa janë Laboratorët e Drogës që janë zbuluar nga Policia Shqiptare, pa kërkesën e partnerëve? Të konsiderosh suksese arrestimin e të moshuarve, rojeve apo shoferëve, është, më e pakta, shfokusim ndaj luftës së vërtetë me krimin”, tha zoti Alibeaj.

Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një nga kërkesat kryesore të Bashkimit Europian para se të mund të hapen negociatat me Shqipërinë për anëtarësim të plotë. /Zëri i Amerikës

 

Etiketa: trafiku i drogeszbulimizeri i amerikes


Ju sugjerojmë

Shqipëria mposht Letoninë, kuqezinjtë në festë
Kryesore

Shqipëria mposht Letoninë, kuqezinjtë në festë

9 Shtator, 2025 10:39 pm
Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Shqipëria-Letoni, kuqezinjtë në avantazh
Kryesore

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Shqipëria-Letoni, kuqezinjtë në avantazh

9 Shtator, 2025 9:37 pm
Shqipëria në avantazh, Asllani shënon golin nga penalltia
Kryesore

Shqipëria në avantazh, Asllani shënon golin nga penalltia

9 Shtator, 2025 9:12 pm
Formacioni zyrtar i Shqipërisë ndaj Letonisë
Kryesore

Formacioni zyrtar i Shqipërisë ndaj Letonisë

9 Shtator, 2025 7:22 pm
Nuk u është siguruar transporti, fëmijët në Porto Romano nuk nisin shkollën
Aktualitet

Nuk u është siguruar transporti, fëmijët në Porto Romano nuk nisin shkollën

9 Shtator, 2025 3:30 pm
“Lista e zezë”/ Rama: Ata që shesin një apartament dy herë, konfiskim direkt
Kryesore

“Lista e zezë”/ Rama: Ata që shesin një apartament dy herë, konfiskim direkt

9 Shtator, 2025 2:01 pm
Berisha: Dimensioni kinez i skandalit Rama-McGonigal i tejkalon të gjitha
Kryesore

Berisha: Dimensioni kinez i skandalit Rama-McGonigal i tejkalon të gjitha

9 Shtator, 2025 1:18 pm
Ndërtimet pa leje, Rama: Aksioni mund të zgjasë gjithë mandatin
Kryesore

Ndërtimet pa leje, Rama: Aksioni mund të zgjasë gjithë mandatin

9 Shtator, 2025 1:03 pm
Zgjerimi i votimit elektronik, Celibashi thirrje politikës: Vendosni sa më shpejt
Kryesore

Zgjerimi i votimit elektronik, Celibashi thirrje politikës: Vendosni sa më shpejt

9 Shtator, 2025 12:06 pm
Balluku zbulon projektin amerikan për prodhimin e energjisë në Tropojë
Kryesore

Balluku zbulon projektin amerikan për prodhimin e energjisë në Tropojë

9 Shtator, 2025 11:18 am
Para
Gazetari shqiptar flet për kompleksin më të madh: Më vinte turp ta pranoja

Gazetari shqiptar flet për kompleksin më të madh: Më vinte turp ta pranoja

Skandal me qumështin, qytetarët konsumojnë nënprodukte me baktere e fekale

Skandal me qumështin, qytetarët konsumojnë nënprodukte me baktere e fekale

BOOM/ 68 vjeçari, akuzohet si trafikant droge

BOOM/ 68 vjeçari, akuzohet si trafikant droge
















TE FUNDIT

Shqipëria mposht Letoninë, kuqezinjtë në festë

Shqipëria mposht Letoninë, kuqezinjtë në festë
9 Shtator, 2025

Shqipëria ka mundur me rezultatin minimal 1-0 ndaj Letonisë në ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2026, që po zhvillohet në stadiumin...

Lexo më shumë

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria e SHBA, jo nga Izraeli

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria e SHBA, jo nga Izraeli
9 Shtator, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka dënuar sulmin izraelit ndaj udhëheqësve të Hamasit në kryeqytetin e Katarit, Doha. Sekretarja e shtypit...

Lexo më shumë

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Shqipëria-Letoni, kuqezinjtë në avantazh

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Shqipëria-Letoni, kuqezinjtë në avantazh
9 Shtator, 2025

Është mbyllur me rezultatin 1-0 ndeshja Shqipëri-Letoni që po luhet në Tiranë. Shqipëria shënoi golin e avantazhit ndaj Letonisë në...

Lexo më shumë

Shqipëria në avantazh, Asllani shënon golin nga penalltia

Shqipëria në avantazh, Asllani shënon golin nga penalltia
9 Shtator, 2025

Shqipëria ka shënuar golin e parë ndaj Letonisë. Ishte mesfushori Kristjan Asllani  i cili arriti të shënojë nga pika e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com