Disa adoleshente kanë shkaktuar një debat që përfundoi në zënkë brutale, e cila u filmua dhe u publikua në rrjete sociale duke u bërë virale.
Nëna e vajzës 13-vjecare, që është e shtrirë në tokë ka marrë guximin që ti publikojë pamjet. Ndërkohë që adoleshentja është në tokë, sulmuesja e godet disa herë me ndihmën e një vajze tjetër.
Edhe pse djemtë tentuan ti ndanin, nuk ia dolën. Ngjarja ndodhi në Essex, të premten, 23 mars. Nëna e viktimës tregoi se vajza e saj është sulmuar dhe herë të tjera pasi është kërcënuar në rrjete sociale.
Më rastin ka filluar të merret policia për të zbuluar shkakun e zënkës./OraNews