Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zemërim në Beograd lidhur me deklaratat e kancelarit Scholz për Kosovën

2022/06/10 at 9:38 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zemërim në Beograd lidhur me deklaratat e kancelarit Scholz për Kosovën

Kancelari Scholz kërkon në Beograd vazhdimin e reformave, njohjen receproke mes Kosovës dhe Serbisë dhe saksione ndaj Rusisë.

Pas deklaratave në Prishtinë se procesi i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE është shumë i rëndësishëm, kancelari gjerman Olaf Scholz sqaroi në Beograd se për këtë nevojiten reforma të mëtejshme në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kancelari tha se konkretisht bëhet fjalë për garantimin e sundimit të ligjit dhe lirisë së medias si dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Scholz e vlerësoi reformën gjyqësore në Serbi duke shtuar në të njëjtën kohë se tani duhet të pasojnë hapa të mëtejshëm.

Zemërim në Beograd lidhur me deklaratat për Kosovën

Gjatë vizitës së tij në Prishtinë Scholz-i ishte shprehur edhe për përpjekjet e Kosovës dhe të Serbisë për anëtarësim në BE. “Marrëveshja duhet të qartësojë përfundimisht edhe çështjen e njohjes së Kosovës, sepse është e paimagjinueshme që dy vende që reciprokisht nuk e njohin njëri-tjerin, të bëhen anëtarë të BE-së”. Kjo deklaratë për njohjen e Kosovës shkaktoi zemërim në Beograd.

Pas takimit me Scholz-in presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç tha se ai po “dëgjon për herë të parë sot se nga BE-ja kërkohet njohje reciproke” duke shtuar se “ne nuk reagojmë ndaj presionit, pra që dikush na kërcënon dhe ne më pas duhet të bëjmë diçka.”

Scholz-i reagoi me qetësi ndaj zemërimit të Vuçiç në konferencën e përbashkët për shtyp duke thënë se “tha diçka që është e qartë dhe se ndoshta kjo do të ndihmojë.”

Kancelari theksoi edhe një herë se synimi i tij është që vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në BE “jo në një të ardhme shumë të largët, por sa më shpejt të jetë e mundur.”

Kritikë ndaj qëndrimit të Serbisë ndaj Rusisë

Që para vizitës në Beograd Scholz-i i kishte sugjeruar Serbisë të ndryshonte kursin e saj në politikën ndaj Rusisë. Kushdo që dëshiron të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian duhet t’i pranojë të gjitha direktivat dhe rregullat e lidhura me të. Sanksionet e vendosura nga BE-ja kundër Rusisë janë një prej tyre. Në Bograd Scholz-i deklaroi: “Ne presim që sanksionet të zbatohen edhe nga ato vende që janë të përfshira në procesin e anëtarësimit në BE”.

Vuçiç tha se Beogradi e kishte dënuar sulmin e Rusisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe organe të tjera, por se vendi i tij ka një qëndrim të ndryshëm ndaj sanksioneve, sepse Serbia gjendet në një “situatë shumë të komplikuar” kur është fjala për furnizimin me energji.

Kancelari Olaf Scholz e vazhdon nesër turin e tij në Ballkan me vizita në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari./ DW

Ju sugjerojmë

Rindërtohet Pediatria në QSUT, Rama inspekton punimet: Shërbim cilësor për pacientët
Kryesore

Rindërtohet Pediatria në QSUT, Rama inspekton punimet: Shërbim cilësor për pacientët

24 Dhjetor, 2025 2:54 pm
Berisha: Në fokusin e protestave do jetë parlamenti, kryeministria dhe Surreli
Aktualitet

Lirohen 4 protestuesit e arrestuar pas protestës së opozitës

24 Dhjetor, 2025 1:59 pm
Tjetër shpërthim në Moskë, dy policë humbin jetën
Bota

Tjetër shpërthim në Moskë, dy policë humbin jetën

24 Dhjetor, 2025 11:40 am
Rritja ekonomike e SHBA përshpejtohet në tremujorin e tretë
Bota

Rritja ekonomike e SHBA përshpejtohet në tremujorin e tretë

24 Dhjetor, 2025 10:36 am
Emigrantët kthehen për festa, fluks në Vlorë
Aktualitet

Emigrantët kthehen për festa, fluks në Vlorë

24 Dhjetor, 2025 10:07 am
Shqipëria merr sistemet Javelin nga SHBA
Aktualitet

Shqipëria merr sistemet Javelin nga SHBA

24 Dhjetor, 2025 10:04 am
Pacolli: Në aeroportin e Vlorës po kthehet normaliteti, faleminderit drejtësisë
Aktualitet

Pacolli: Në aeroportin e Vlorës po kthehet normaliteti, faleminderit drejtësisë

24 Dhjetor, 2025 9:48 am
SHBA nuk i jep vizë ish-komisionierit europian
Bota

SHBA nuk i jep vizë ish-komisionierit europian

24 Dhjetor, 2025 9:36 am
Përmbytje masive në jug të Francës
Bota

Përmbytje masive në jug të Francës

24 Dhjetor, 2025 9:32 am
Revista britanike: Shqipëria mes vendeve më mahnitëse evropiane për t’u vizituar
Aktualitet

Revista britanike: Shqipëria mes vendeve më mahnitëse evropiane për t’u vizituar

24 Dhjetor, 2025 9:01 am
Para
Armando Broja kalon në avantazh Shqipërinë, tund rrjetën e Izraelit

Armando Broja kalon në avantazh Shqipërinë, tund rrjetën e Izraelit

Shënon Izraeli, Solomon ndëshkon Shqipërinë

Shënon Izraeli, Solomon ndëshkon Shqipërinë

Izraeli shënon golin e dytë, mbrojtja e Shqipërisë nuk reagon

Izraeli shënon golin e dytë, mbrojtja e Shqipërisë nuk reagon

TE FUNDIT

Rindërtohet Pediatria në QSUT, Rama inspekton punimet: Shërbim cilësor për pacientët

Rindërtohet Pediatria në QSUT, Rama inspekton punimet: Shërbim cilësor për pacientët
24 Dhjetor, 2025

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po zhvillohen paralelisht disa kantiere të rëndësishme, të cilat synojnë modernizimin e infrastrukturës spitalore,...

Lexo më shumë

Lirohen 4 protestuesit e arrestuar pas protestës së opozitës

Berisha: Në fokusin e protestave do jetë parlamenti, kryeministria dhe Surreli
24 Dhjetor, 2025

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lirojë 4 protestuesit e arrestuar pas protestës së opozitës më 22 dhjetor, Albi Kryeziu,...

Lexo më shumë

Tjetër shpërthim në Moskë, dy policë humbin jetën

Tjetër shpërthim në Moskë, dy policë humbin jetën
24 Dhjetor, 2025

Dy oficerë policie dhe një person tjetër kanë humbur jetën pas një shpërthimi të ndodhur në Moskë, kanë bërë të...

Lexo më shumë

Rritja ekonomike e SHBA përshpejtohet në tremujorin e tretë

Rritja ekonomike e SHBA përshpejtohet në tremujorin e tretë
24 Dhjetor, 2025

Ekonomia e Shteteve të Bashkuara u rrit më shpejt se sa pritej në tremujorin e tretë, e nxitur nga shpenzimet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com