Bota

Zelensy: Rezistuam 50 ditë luftë, Moska na dha maksimumi 5


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:29 - 15/04/22 |
Opi Nion

Në një fjalimi drejtuar kombit të tij,  Presidentit Zelensky,  lavdëroi popullin ukrainas në ditën e 50-të të luftës për vendosmërinë e treguar që kur Rusia pushtoi vendin e tyre në 24 shkurt.

“Njerëz të pathyeshëm të vendit më të guximshëm”, nis fjalimi i tij.

Më tej ai tha: “Kemi rezistuar tashmë 50 ditë. 50 ditë pushtim rus, megjithëse pushtuesit na dhanë maksimumi pesë.”

“Kjo periudhë, këto 50 ditë na kanë treguar shumë liderë botërorë në një mënyrë tjetër”, u shpreh Zelensky, duke kujtuar bisedat dhe takimet e tij me shumë liderë perëndimorë.

“Kam parë politikanë që sillen sikur nuk kishin pushtet. Dhe kam parë jopolitikanë që kanë bërë më shumë në këto 50 ditë se disa shtetarë që pretendonin udhëheqje,” vazhdon ai.

Ai nuk përmendi hapur fundosjen e anijes së Rusisë Moskva, por vlerësoi trupat ukrainase “të cilat kanë treguar se anijet ruse mund të shkojnë… vetëm në fund”.

“Pesëdhjetë ditët e mbrojtjes sonë janë një arritje”, shton Zelensky. “Arritje e miliona ukrainasve. Të gjithë atyre që morën vendimin kryesor për të luftuar më 24 shkurt. Të mos dorëzohemi. Dhe të mos tradhtojmë”, -tha ai./Opinion.al

Pas