Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zelenskyy: Rusia mund ta intensifikojë ofensivën

2024/05/18 at 8:49 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zelensky: Rusia ka shkatërruar 30 për qind të stacioneve energjitike brenda një jave

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy paralajmëroi se Rusia mund të intensifikojë ofensivën, por shtoi se Kievi do të pranonte vetëm një “paqe të drejtë”, pavarësisht thirrjeve të Perëndimit për një zgjidhje të shpejtë të konfliktit. Komentet zoti Zelenskyy i bëri gjatë një interviste me agjencinë franceze të lajmeve ‘AFP’.

Ai përsëriti gjithashtu lutjet drejtuar aleatëve për të dërguar më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore dhe avionë luftarakë në ndihmë të Ukrainës.

Ndërsa të shtunën hyri në fuqi një ligj për mobilizim ushtarak, zoti Zelenskyy pranoi problemet me personelin dhe “moralin” në radhët e ushtrisë ukrainase, që ka pasur shpesh probleme me armatimet e kapacitetet njerëzore.

Muajt e fundit trupat ruse kanë bërë përparime graduale, duke marrë kontrollin e territoreve të mëdha përgjatë kufirit verilindor, në një ofensivë që filloi më 10 maj në rajonin e Kharkivit.

Por zoti Zelenskyy tha të premten se Ukraina do të vazhdojë të mbajë pozicionet e saj mbrojtëse dhe do të ndalojë çdo përparim të madh nga ana e ushtrisë ruse.

“Askush nuk do të dorëzohet“, tha zoti Zelenskyy, i cili ka qenë fytyra e rezistencës së Ukrainës kundër Rusisë, që nga fillimi i sulmit në shkurt të vitit 2022.

‘Situatë e pakuptimtë’

Presidenti Zelenskyy hodhi poshtë thirrjen e presidentit francez Emmanuel Macron për një armëpushim gjatë Lojërave Olimpike që mbahen këtë vit në Paris, duke thënë se kjo do t’i jepte “përparësi” Moskës, duke i dhënë kohë për të lëvizur trupat dhe artilerinë.

Ai tha se Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë kishin “të njëjtat vlera”, por shpesh “pikëpamje të ndryshme”, veçanërisht se si mund të duket fundi i konfliktit.

“Të gjithë duan të gjejnë një mënyrë që lufta të përfundojë sa më shpejt“, tha ai, kur u pyet mbi mundësinë e një skenari për t’i dhënë fund konfliktit.

Presidenti Zelenskyy i kërkoi Kinës dhe vendeve në zhvillim të marrin pjesë në një takim të nivelit të lartë mbi paqen mes dhjetëra udhëheqësve të tjerë, takim që pritet të mbahet në një vend neutral si Zvicra muajin e ardhshëm. Moska nuk është e ftuar në takim.

Ai tha se lojtarët globalë si Kina kanë ndikim tek Rusia.

“Dhe sa më shumë vende të tilla të kemi në anën tonë, në anën e atyre që kërkojnë t’i jepet fund luftës, aq më shumë Rusia do të shkojë në këtë drejtim“, tha ai./VOA

Ju sugjerojmë

Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime në Stamboll me gjithë intensifikimin e sulmeve
Bota

Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime në Stamboll me gjithë intensifikimin e sulmeve

2 Qershor, 2025 10:55 am
Plagosja e 15 vjeçarit, në kërkim autori e pronari i picerisë/Në pranga 3 punonjësit
Aktualitet

Plagosja e 15 vjeçarit, në kërkim autori e pronari i picerisë/Në pranga 3 punonjësit

2 Qershor, 2025 10:55 am
Digjen dy automjete në Maliq, dyshime për zjarrvënie të qëllimshme
Aktualitet

Digjen dy automjete në Maliq, dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

2 Qershor, 2025 10:47 am
Berisha paraqitet sot në SPAK, PD proteston
Aktualitet

Berisha lexon mesazhin që la në SPAK:Altin Dumani do quhet Altin Troplini,kjo zyrë..

2 Qershor, 2025 10:29 am
Nga sot nisin regjistrimet në kopshte e çerdhe në Tiranë, procedurat që ndiqen
Aktualitet

Nga sot nisin regjistrimet në kopshte e çerdhe në Tiranë, procedurat që ndiqen

2 Qershor, 2025 10:26 am
Apartamente dhe garazhe,kërkohet sekuestrimi i pasurive të një personi me precedent penal
Aktualitet

Ndërtesë, makina dhe biznes/ Sekuestrohen pasuritë e të dënuarit për drogë në Angli

2 Qershor, 2025 10:17 am
Situata në Gaza/ Dëshmitarët kundërshtojnë versionin izraelit për masakrën në Rafah
Bota

Situata në Gaza/ Dëshmitarët kundërshtojnë versionin izraelit për masakrën në Rafah

2 Qershor, 2025 10:12 am
Masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Berishës
Aktualitet

Berisha sot në SPAK për masën “detyrim paraqitje”

2 Qershor, 2025 10:03 am
Transformohet rruga kryesore në Ksamil/Rama: Investimi i shërben rritjes së turizmit
Aktualitet

Transformohet rruga kryesore në Ksamil/Rama: Investimi i shërben rritjes së turizmit

2 Qershor, 2025 10:02 am
Kombëtarja U-21 vijon përgatitjet për miqësoret ndaj Hungarisë dhe Turqisë
Sport

Kombëtarja U-21 vijon përgatitjet për miqësoret ndaj Hungarisë dhe Turqisë

2 Qershor, 2025 9:55 am
Para
Ish-deputeti Alket Hyseni takohet me Hillary Clinton: I shpreha mirënjohjen për kontributin historik që ka dhënë për Kosovën dhe Shqipërinë

Ish-deputeti Alket Hyseni takohet me Hillary Clinton: I shpreha mirënjohjen për kontributin historik që ka dhënë për Kosovën dhe Shqipërinë

Greqi, shqiptari vetëvritet në komisariatin e Kalkidës

Dy shqiptarët hyjnë në banesën e 3 të moshuarve në Greqi, i lidhin dhe më pas i dhunojnë!

Në Gjermani rritet shkalla e krimit kundër politikanëve

Në Gjermani rritet shkalla e krimit kundër politikanëve

TE FUNDIT

Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime në Stamboll me gjithë intensifikimin e sulmeve

Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime në Stamboll me gjithë intensifikimin e sulmeve
2 Qershor, 2025

Delegacionet nga Ukraina dhe Rusia pritet të takohen më 2 qershor, në Stamboll, për rundin e radhës të bisedimeve për...

Lexo më shumë

Plagosja e 15 vjeçarit, në kërkim autori e pronari i picerisë/Në pranga 3 punonjësit

Plagosja e 15 vjeçarit, në kërkim autori e pronari i picerisë/Në pranga 3 punonjësit
2 Qershor, 2025

Policia e Tiranës ka zbardhur dhe dokumentohen rrethanat e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, te “Ali Demi”, ku u...

Lexo më shumë

Digjen dy automjete në Maliq, dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Digjen dy automjete në Maliq, dyshime për zjarrvënie të qëllimshme
2 Qershor, 2025

Mëngjesin e sotëm janë djegur dy automjete në fshatin Sovjan të bashkisë Maliq. Nga informacionet paraprake, bëhet e ditur se...

Lexo më shumë

Berisha lexon mesazhin që la në SPAK:Altin Dumani do quhet Altin Troplini,kjo zyrë..

Berisha paraqitet sot në SPAK, PD proteston
2 Qershor, 2025

Kreu i PD, Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat pas paraqitjes së tij në SPAK në zbatim të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com