Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zelenskyy: Jo alternativa daljeje nga lufta, por paqe të vërtetë

2024/09/25 at 6:01 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zelenskyy: Jo alternativa daljeje nga lufta, por paqe të vërtetë

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy u bëri thirrje udhëheqësve botërore të mërkurën që të qëndrojnë krah vendit të tij dhe të mos kërkojnë alternativa “daljeje nga lufta” me Rusinë, por paqe të vërtetë, rreth më shumë se dy vjet pas sulmit në shkallë të gjerë nga Moska.

Në një kohë që ai përballet me trysni në rritje nga aleatët perëndimorë dhe qytetarë të Ukrainës për të negociuar një armëpushim, zoti Zelenskyy tha në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara se nuk ka alternativë tjetër veç “planit të paqes” që ai paraqiti dy vjet më parë.

Veç të tjerash, plani kërkon largimin e të gjitha forcave ruse nga Ukraina si edhe vënien e tyre para përgjegjësisë për krimet e luftës.

“Çdo përpjekje paralele, ose alternative për vendosjen e paqes, në fakt do të ishte përpjekje për të kërkuar dalje nga lufta me Rusinë në vend të përfundimit të luftës. Mos e përçani botën. Bashkohuni si kombe dhe kjo do të na sjellë ne paqe”, bëri thirrje ai.

Rusisë nuk i ka ardhur ende radha për të folur në Asamblenë e OKB-së që bën bashkë presidentë, kryeministra dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Diplomatë të nivelit të ulët zunë vendet në sallën e Asamblesë gjatë kohës që po mbante fjalimin Presidenti Zelenksyy.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin nuk po merr pjesë në takimin e nivelit të lartë të këtij viti.

Lufta në Ukrainë ka qenë në qendër të diskutimeve në të dyja mbledhjet e fundit vjetore të Kombeve të Bashkuara. Por këtë vit, lufta mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë dhe përshkallëzimi i sulmeve ne kufitin izraelito-libaneze kanë marrë shume vëmendje.

Ukraina dhe Rusia, që ka një nga ushtritë më të fuqishme në botë, po luftojnë ashpër përgjatë vijës së frontit prej 1 mijë kilometrash.

Rusia sulmoi fqinjin e saj në shkurt të 2022 dhe deri tani në luftime janë vrarë mijëra njerëz.

Presidenti Zelenksyy tha të martën gjatë një fjalimi në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se duhen ndërmarrë veprime që Rusia “të detyrohet të pranojë paqen” dhe se nuk ka kuptim që të vazhdohet me bisedime paqeje me Putinin.

Në Moskë, zëdhenësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha të mërkurën se deklaratat e Presidentit ukrainas për ta “detyruar” Moskën përbënin një “gabim fatal” dhe se do te ketë pasoja të pashmangshme për Kievin.

Presidenti Zelenskyy pritet që t’i paraqesë Presidentit Joe Biden planin që sipas tij do sjellë fitore në Ukrainë. Ai pritet ta bëjë këtë gjatë takimit me homologun Biden në Uashington./VOA

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Në një romancë me Giorgia Meloni? Reagon Elon Musk: Nuk ka asgjë mes meje dhe kryeministres italiane

Në një romancë me Giorgia Meloni? Reagon Elon Musk: Nuk ka asgjë mes meje dhe kryeministres italiane

Vuçiç: S’ka zgjidhje për problemet në Kosovë, deri kur të…

Vuçiç: S’ka zgjidhje për problemet në Kosovë, deri kur të...

21-vjetori i sulmeve terroriste në SHBA, Xhaçka: Nuk do të harrojmë kurrë

Mandati i Olta Xhaçkës, Komisioni i Venecias zbulon datën kur do ta shqyrtojë

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com