Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zelensky zëvendëson ministrin e Mbrojtjes: Kemi nevojë për qasje të reja

2023/09/04 at 8:49 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zelensky zëvendëson ministrin e Mbrojtjes: Kemi nevojë për qasje të reja

Presidenti ukrainas njoftoi se ministri i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, do të zëvendësohet gjatë kësaj jave me ligjvënësit tatar të Krimesë, Rustem Umerov.

Volodymyr Zelensky e bëri këtë njoftim më 3 shtator përmes një postimi në Telegram, duke thënë se udhëheqja e re në Ministrinë e Mbrojtjes ishte e nevojshme pasi Reznikov ka kaluar nëpër “më shumë se 550 ditë të një lufte të shkallës së gjerë”.

Ndërkaq, Zelensky tha se beson se “Ministria ka nevojë për një qasje të re dhe forma të tjera të ndërveprimit, si me ushtrinë, ashtu edhe me shoqërinë”.

“Parlamenti i Ukrainës e ka një person të tillë dhe Umerov nuk ka nevojë që të prezantohet. Pres që kandidatura e tij të ketë mbështetjen e Parlamentit”, tha Zelensky.

Umerov, 41 vjeç, është një politikan nga partia opozitare Holos. Që nga shtatori i vitit 2022, ai ka shërbyer si kryetar i Fondit shtetëror të Pronave. Ai ka qenë i përfshirë në këmbimin e të burgosurve të luftës, të të burgosurve politikë, fëmijëve dhe civilëve, si dhe në evakuimin e civilëve nga territoret e pushtuara. Umerov po ashtu ishte pjesë e delegacionit ukrainas në negociatat me Rusinë sa i përket marrëveshjes së drithërave, të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara.

Shkarkimi i Reznikovit vjen pas një skandali lidhur me prokurimin e xhaketave ushtarake nga Ministria e Mbrojtjes. Në gusht, gazetarët ukrainas raportuan se këto materiale ishin blerë me një çmim trefish më të lartë dhe në vend të xhaketave dimërore ishin blerë xhaketa verore.

Në dokumentet doganore për blerjen e këtyre produkteve, një xhaketë thuhej se kishte çmimin prej 29 dollarësh, por Ministria ukrainase e Mbrojtjes kishte paguar 86 dollarë për copë. Reznikov javën e kaluar gjatë një konference për media mohoi të gjitha akuzat.

Më 3 shtator, presidenti amerikan, Joe Biden, u tha gazetarëve se ishte në dijeni që Zelensky do të zëvendësonte shefin e tij të mbrojtjes. I pyetur nga gazetarët që të komentonte këtë zhvillim, Biden tha se nuk “do të komentoj publikisht”.

Shtetet e Bashkuara dhe shtetet e tjera perëndimore mbështesin Ukrainën e cila po përballet me pushtimin e paprovokuar që Rusia nisi në shkurt të vitit 2022./REL

Etiketa: ministria e mbrojtjesOleksii ReznikovVolodymyr Zelensky

Ju sugjerojmë

Tifozi vdes në stadium, pezullohet ndeshja  
Sport

Tifozi vdes në stadium, pezullohet ndeshja  

10 Dhjetor, 2023 8:05 pm
Të burgosurit shqiptarë në grevë urie në burgjet e Korfuzit 
Kronikë

Të burgosurit shqiptarë në grevë urie në burgjet e Korfuzit 

10 Dhjetor, 2023 7:54 pm
Lavrov: SHBA po shkatërron Evropën, vazhdon të blejë materiale, uranium nga Rusia 
Bota

Zelensky nënshkroi dekretin për paqen me Rusinë? Reagon Lavrov 

10 Dhjetor, 2023 7:40 pm
Shkëmbime zjarri në kufirin mes Libanit dhe Izraelit 
Bota

Shkëmbime zjarri në kufirin mes Libanit dhe Izraelit 

10 Dhjetor, 2023 7:10 pm
Fyerje të rënda e mohime, çfarë ndodhi mes kunetërve gjatë… (Video) 
Aktualitet

Fyerje të rënda e mohime, çfarë ndodhi mes kunetërve gjatë… (Video) 

10 Dhjetor, 2023 6:58 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 

10 Dhjetor, 2023 6:41 pm
Reshje shiu dhe dëbore në disa qytete, ARRSH jep informacion mbi situatën 
Aktualitet

Reshje shiu dhe dëbore në disa qytete, ARRSH jep informacion mbi situatën 

10 Dhjetor, 2023 6:26 pm
Netanyahu bisedë telefonike me Putinin, kritikon Rusinë për qëndrimin e saj për Gazën dhe lidhjet me Iranin 
Bota

Netanyahu bisedë telefonike me Putinin, kritikon Rusinë për qëndrimin e saj për Gazën dhe lidhjet me Iranin 

10 Dhjetor, 2023 6:10 pm
Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, Ambasada e SHBA në Tiranë: Të krijojmë një shoqëri të drejtë dhe të barabartë 
Aktualitet

Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, Ambasada e SHBA në Tiranë: Të krijojmë një shoqëri të drejtë dhe të barabartë 

10 Dhjetor, 2023 5:55 pm
Rikthehen reshjet e dëborës në Korçë e Dardhë, ja si paraqitet situata në juglindje të vendit 
Aktualitet

Rikthehen reshjet e dëborës në Korçë e Dardhë, ja si paraqitet situata në juglindje të vendit 

10 Dhjetor, 2023 5:26 pm
Para
Martoi vëllanë dhe po kthehej në Greqi, kush është 35-vjeçarja që humbi jetën në aksident

Martoi vëllanë dhe po kthehej në Greqi, kush është 35-vjeçarja që humbi jetën në aksident

Alex Soros publikon foton me Ramën: Urime vëllai im për sezonin e suksesshëm turistik

Alex Soros publikon foton me Ramën: Urime vëllai im për sezonin e suksesshëm turistik

Emri/ Person me rrezikshmëri të lartë, arrestohet 35-vjeçari shqiptar në Holandë

Kallëzimi i rremë për vjedhjen e parave çon pas hekurave 27-vjeçarin

TE FUNDIT

Tifozi vdes në stadium, pezullohet ndeshja  

Tifozi vdes në stadium, pezullohet ndeshja  
10 Dhjetor, 2023

Ndeshja midis Granadës dhe Athletic Bilbaos, që po zhvillohej në stadiumin “Nuevo Los Carmenes”, u pezullua 17 minuta pas nisjes...

Lexo më shumë

Të burgosurit shqiptarë në grevë urie në burgjet e Korfuzit 

Të burgosurit shqiptarë në grevë urie në burgjet e Korfuzit 
10 Dhjetor, 2023

Rreth 70 të burgosur të burgjeve të Korfuzit, pjesa dërrmuese e tyre me kombësi shqiptare, kanë hyrë në grevë urie,...

Lexo më shumë

Zelensky nënshkroi dekretin për paqen me Rusinë? Reagon Lavrov 

Lavrov: SHBA po shkatërron Evropën, vazhdon të blejë materiale, uranium nga Rusia 
10 Dhjetor, 2023

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov tha sot se për hir të paqes në Ukrainë, është e nevojshme të ndryshohet...

Lexo më shumë

Shkëmbime zjarri në kufirin mes Libanit dhe Izraelit 

Shkëmbime zjarri në kufirin mes Libanit dhe Izraelit 
10 Dhjetor, 2023

Grupi Hezbollah që vepron në Liban tha se lëshoi dronë shpërthyes ndaj pozicioneve të një komande izraelite të dielën, ndërsa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com