Bota

Zelensky: Ukrainasit janë të ‘pathyeshëm’ pas sulmeve ruse



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:44 - 23/11/22 |
Opi Nion

Presidenti ukrainas, Volodymir Zelensky tha se Ukraina do të rindërtojë infrastrukturën e dëmtuar nga sulmet ajrore ruse këtë të mërkurë.

“Ne do të rinovojmë gjithçka dhe do t’i kalojmë të gjitha këto sepse ne jemi një popull i pathyeshëm”, u shpreh Zelensky.

Ndërkohë, më herët presidenti Zelensky u shpreh se Ukraina do të kërkojë një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të diskutuar sulmet e fundit ruse kundër objekteve të prodhimit të energjisë.

“Vrasja e civilëve dhe shkatërrimi i infrastrukturës civile janë akte terrori. Ukraina do të vazhdojë të kërkojë një përgjigje vendimtare nga bota ndaj këtyre krimeve,” shkroi Zelensky në Twitter.

Forcat ruse lëshuan raketa në disa zona të Ukrainës sot, duke detyruar termocentralet bërthamore të mbyllen, ndërsa Moska po ndiqte një fushatë për të zhytur qytetet ukrainase në errësirë ​​dhe të ftohtë me fillimin e dimrit.

Ndërkohë, gurvenatori i Kievit tha se i gjithë rajoni i kryeqytetit ishte pa energji elektrike, tha guvernatori i Kievit./Opinion.al

Pas