Udhëheqësi ukrainas, Volodymyr Zelensky i ka bërë sërish thirrje për një takim homologut të tij rus Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës.
“Unë mendoj se kushdo që e filloi këtë luftë do të jetë në gjendje t’i japë fund”,-tha Zelensky në konferencën për shtyp që ka mbajtur në Kiev.
Ai shtoi se “nuk kishte frikë të takonte” Putinin nëse kjo nënkuptonte arritjen e një zgjidhjeje paqeje midis dy kombeve, shkruan BBC./Opinion.al