Presidenti i Ukrainës u ka bërë thirrje liderëve botërorë që të ndërhyjnë dhe të parandalojnë një aksident të mundshëm bërthamor në termocentralin Zaporizhzhia.
Granatimet kanë goditur objektin dhe zonën përreth disa herë gjatë dy javëve të fundit.
“Nëse tani bota nuk tregon forcë dhe vendosmëri për të mbrojtur një termocentral bërthamor, kjo do të thotë se bota ka humbur”, tha Volodymyr Zelensky në video-mesazhin e tij të fundit.
“Do të humbasë nga terrorizmi. Dhe do t’i dorëzohet shantazhit bërthamor.”
Rusia ka marrë kontrollin e stacionit, megjithëse ai ende drejtohet nga inxhinierë ukrainas.