Bota

Zelensky telefonatë të rëndësishme me Erdogan, kërkon koridor në Mariupol


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:07 - 24/04/22 |
Opi Nion

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan pati një telefonatë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky lidhur me negociatat Rusi-Ukrainë.

Kjo është bërë e ditur nga zyra e presidencës turke e cituar nga Tass.

Gjatë bisedës telefonike, Erdogan përsëriti gatishmërinë e Turqisë për të mbështetur procesin e negociatave, duke përfshirë edhe një rol ndërmjetësues.

Ndërkohë Zelensky tha se gjatë kësaj bisede të rëndësishme ka theksuar nevojën e një koridori humanitar në Mariupol.

“Në prag të bisedës së tij me Putinin, theksova nevojën për evakuimin e menjëhershëm të civilëve nga Mariupol, përfshirë fabrikën e çelikut Azovstal, madje edhe për “trupat e bllokuara”, shkroi presidenti ukrainas Zelensky në Tëitter. “Ne diskutuam procesin e negociatave, koordinimin me Turqinë dhe vendet e tjera për garancitë e sigurisë për shtetin tonë. U ngritën gjithashtu çështje që lidhen me aftësitë mbrojtëse të Ukrainës dhe sigurinë globale ushqimore, e cila është e kërcënuar për shkak të bllokadës së lundrimit në Detin e Zi”, shtoi Zelensky. /Opinion.al

Pas