Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zelensky takohet me Biden, i tregon planin e tij “për fitoren” ndaj Rusisë 

2024/09/27 at 8:33 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zelensky takohet me Biden, i tregon planin e tij “për fitoren” ndaj Rusisë 

Presidenti Joe Biden priti të enjten në Shtëpinë e Bardhë Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky për diskutime lidhur me mbështetjen amerikane për luftën e Kievit kundër pushtuesit rus. Biden theksoi se lufta e Rusisë kundër Ukrainës nuk do të jetë e suksesshme. “Ukraina do t’ja dalë dhe ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë jush në çdo hap”, tha Presidenti Biden. 

Gjatë një takimi të veçantë me Zelensky-n, Nënpresidentja Kamala Harris, kandidate e Partisë Demokrate për Shtëpinë e Bardhë, përsëriti mbështetjen e qeverisë amerikane në përpjekjet e Kievit kundër agresionit rus, ndërsa theksoi se i takon Ukrainës të vendosë se si do të përfundojë lufta. 

Pa përmendur emrin e tij, zonja Harris e kritikoi kandidatin republikan për nënpresident, JD Vance, propozimi i të cilit për t’i dhënë fund luftës do ta linte Ukrainën me territor të gjymtuar dhe larg anëtarësimit në NATO. 

“Këto propozime janë të njëjta me ato të Putinit. Që të jemi të qartë, ato nuk janë propozime për paqe”, tha zonja Harris. “Ato janë propozime për t’u dorëzuar, çka është e rrezikshme dhe e papranueshme”. 

Në një intervistë të kohëve të fundit, republikani Vance sugjeroi që Ukraina dhe Rusia t’i ndalojnë luftimet dhe të krijojnë një zonë të çmilitarizuar brenda linjave aktuale të betejës. Ai tha se Kievi do të duhet t’i përmbahet një statusi neutral dhe të heq dorë nga kërkesa për anëtarësim në NATO. 

Ndërkohë, Presidenti Joe Biden njoftoi të enjten një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën që ka një vlerë prej më shumë se 8 miliardë dollarësh. Udhëheqësi amerikan e shfrytëzoi vizitën e Presidentit Zelenski për të demonstruar mbështetjen amerikane për luftën e Ukrainës kundër agresionit rus. 

Ndihma ushtarake përfshin dërgesën e parë të bombave të modelit “Joint Standoff Weapon” me rreze veprimi deri në 130 kilometra. Maja e kësaj bombe është pajisur me një udhëzues me rreze lazër ose kamera që dërgon të dhëna në një kompjuter mbi vendndodhjen e objektivit. Pas marrjes së sinjalit, kompjuteri i dërgon komanda bombës e cila shfrytëzon krahët e montuar për të shkuar drejt objektivit. 

Këto bomba me rreze të mesme veprimi përmirësojnë aftësitë e Ukrainës për t’i goditur forcat ruse nga një distancë më e sigurte për trupat ukrainase. Hedhja e bombave duhet të bëhet nga avionët luftarakë. 

Një zyrtar amerikan i tha agjencisë së lajmeve Reuters se Presidenti Biden nuk do të njoftojë se Uashingtoni do ta lejojë Ukrainën që të përdorë bomba amerikane për të goditur objektiva në thellësi të Rusisë. 

Ndërkohë, kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump, tha të enjten vonë se do të takohet të premten me Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenski. Ish Presidenti Trump e ka kritikuar udhëheqësin ukrainas gjatë tubimeve të fushatës zgjedhore, duke shprehur dyshime mbi aftësitë e Ukrainës për të fituar luftën e saj me Rusinë. /VOA 

Ju sugjerojmë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
-U tha në Opinion

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

13 Maj, 2025 11:41 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Politikë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

13 Maj, 2025 11:37 pm
Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

13 Maj, 2025 11:27 pm
Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!
-U tha në Opinion

Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!

13 Maj, 2025 11:16 pm
4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?
-U tha në Opinion

4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?

13 Maj, 2025 11:04 pm
Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi
Kryesore

Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi

13 Maj, 2025 10:53 pm
Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!
Politikë

Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!

13 Maj, 2025 10:38 pm
Berisha dhe  Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme
Politikë

Berisha dhe Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme

13 Maj, 2025 10:15 pm
Mungesa e bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës, Rama: Nëse nuk ka dyshe për tango, do luhet muzika e BE-së!
Politikë

Zgjedhjet në Shqipëri, liderët e Spanjës dhe Kroacisë urojnë kryeministrin Rama

13 Maj, 2025 9:59 pm
Para
BE: Ende herët për komente rreth shtetit të Urdhrit Bektashi 

BE: Ende herët për komente rreth shtetit të Urdhrit Bektashi 

Opinion – Përse e dënuan Ervin Salianjin me 1 vit burg? (26 Shtator 2024) 

Opinion - Përse e dënuan Ervin Salianjin me 1 vit burg? (26 Shtator 2024) 

Osmani: Vuçiç është bosi i bandave kriminale në veri 

Osmani: Vuçiç është bosi i bandave kriminale në veri 

TE FUNDIT

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
13 Maj, 2025

Shqipëria është kualifikuar në natën finale të "Eurovision 2025". “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese...

Lexo më shumë

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
13 Maj, 2025

Në transmetim live të emisionit “Opinion”, moderatori Blendi Fevziu mori një mesazh në telefon nga një shqiptar, i cili jetonte...

Lexo më shumë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
13 Maj, 2025

Fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare, ka sjellë urime të shumta nga liderët evropianë për kryeministrin Rama. Përmes reagimeve...

Lexo më shumë

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
13 Maj, 2025

Vota e diasporës dhe rezultati i saj i deritanishëm, ka sjellë ‘revoltë’ nga ana e Partisë Demokratike. Demokrati Eno Bpzdo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com