Bota

Zelensky: S’duam që lufta të kthehet në një konflikt të ngrirë me Rusinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:38 - 04/05/22 |
Opi Nion

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se “nuk do të pajtohet me një konflikt të ngrirë” me Rusinë.

Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një fjalimi me video-call në Samitin e Këshillit të CEO-ve të Ëall Street Journal.

Konfliktet e ngrira janë zona të paqëndrueshmërisë së vazhdueshme, të cilat Rusia është akuzuar më parë se i përdor në avantazhin e saj.

Zelensky është shprehur se marrëveshjet e mëparshme me Rusinë si Minsk-1 dhe 2, të cilat synonin t’i jepnin fund konfliktit në rajonin e Donbasit të Ukrainës, “ishin shkelur” nga Rusia dhe “nuk ishin serioze”.

“Ukraina definitivisht nuk do të hyjë më në një moçal të tillë diplomatik”,-ka thënë Zelensky./Opinion.al

Pas