Bota

Zelensky: Rusia do të rrisë sulmet para vendimit të BE për statusin kandidat



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:32 - 20/06/22 |
Opi Nion

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Ukraina duhet të presë “aktivitet më të madh armiqësor” nga Rusia pasi Bashkimi Evropian t’i japë vendit të tij zyrtarisht statusin e kandidatit.

“Ne duhet të presim një aktivitet më të madh armiqësor nga Rusia. Me qëllim – në mënyrë demonstrative. Pikërisht këtë javë Dhe jo vetëm kundër Ukrainës, por edhe kundër vendeve të tjera evropiane”,-tha Zelensky në fjalimin e tij të natës të dielën.

Zelensky tha se e hëna shënon fillimin e një “jave vërtet historike”.

“Një javë kur do të dëgjojmë përgjigjen nga Bashkimi Evropian për statusin kandidat për Ukrainën. Tashmë kemi një vendim pozitiv nga Komisioni Evropian dhe në fund të javës do të ketë një përgjigje nga Këshilli Evropian”.

Ai tha gjithashtu se ishte “i bindur se vetëm një vendim pozitiv përmbush interesat e të gjithë Evropës”, shkruan CNN./Opinion.al

Pas