Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është takuar ditën e sotme me Sekretarin e SHBA-së, Anthony Blinken në Kiev.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, deklaroi se qëllimi i vizitës së tij në Kiev është forcimi i angazhimit të SHBA me Ukrainën. Pas takimit, Zelensky tha se se dimri për ukrainasit do ishte i vështirë.
“Ne presim një dimër të vështirë”, tha Zelensky.
Ai shtoi se ata janë të lumtur që nuk do ta përballojnë të gjithë dimrin vetëm, por do të kenë partnerët e tyre që do i ndihmojnë.
“Ne do ta përballojmë atë së bashku me partnerët tanë”, tha Zelenky.
Ai falenderoi Uashingtonin për ndihmën në sektorin energjetik të vendit.