“Ne nuk do t’ia japim jugun askujt”. Kështu deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në një video-mesazh në Telegram, pasi u kthye nga vizita e papritur e djeshme në jug të vendit, në Mykolaiv dhe Odessa, dy qendrat strategjike në Detin e Zi, ku u takua me trupat.
“Ne nuk do t’ia japim jugun askujt, do të kthejmë gjithçka që është e jona dhe deti do të jetë ukrainas dhe i sigurt”, thotë Zelensky duke iu drejtuar popullit të tij. Presidenti shtoi se ai kishte folur me trupat dhe policinë gjatë vizitës. “Disponimi i tyre është i sigurt dhe nuk ka asnjë dyshim në sytë e tyre se Ukraina do të fitojë luftën kundër pushtuesve rusë,” tha ai./Opinion.al