Aktualitet

Zelensky në Kuvendin shqiptar:Mbështetja juaj më kujton Nënë Terezën.Faleminderit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:16 - 03/05/22 |
Opi Nion

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky po mban fjalimin e tij drejtuar ligjvënesve shqiptarë në Kuvendin e Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij Zelensky foli për situatën në Ukrainë, fëmijët e vrarë teksa iu uroi shqiptarëve atë që ukrainasit i urojnë tani njeri-tjetrin: Paqen.

Populli i Shqipërisë dhe gjithë myslimanët në të gjithë botën festuan Fiter Bajramin. Unë jua uroj këtë festë. Ju uroj ate që ukrainasit i urojnë tani njeri-tjetrin: Paqen! Rusia i ka shndërruar të gjitha ditët tona në një rrezik për jetën. Dje për shkak të një rakete në Odesa, humbi jetën një djalë 14 vjeçar dhe mbeti e plagosur një vajzë 17 vjeçare. Çdo ditë ne humbasim fëmijë nga sulmet ruse. 220 fëmijë janë vrarë dhe janë plagosur 406. Sot është nje ceremoni lamtumire nga gazetarja e REL që u vra nga raketa ruse në Kiev“, tha Zelensky para deputetëve shqiptarë.

Më tej Zelensky tha se mbështetja e shqiptarëve i kujtonte Nënë Terezën.

“Jam mirënjohës që nuk hezitoni të mbështesni askënd, nuk mendoni kë do mbështesni, ju jeni në anën e lirisë dhe së vërtetës. Faleminderit për hapat konkrete për Ukrainën. Faleminderit për ndihmën e mbrojtjen, në mbështetjen e censurave kundër Rusisë, për përkujdesjen që ju i bëni njerëzve tanë, fëmijëve tanë, veçanërisht burrit. Ky qëndrim i juaji ndaj popullit ukrainas, ndaj fëmijëve të Ukrainës në ditë të vështira për ne, më bën të kujtoj Shën Terezën, shqiptaren që është kthyer në simbolin e humanizmit në mbarë botën. Ajo mësoi njerëzit se përpjekjet e mira të përditshme mund të mposhtin të keqen dhe ta afrojnë atë me shenjtërinë që njerëzit do të kujtojnë brez pas brezi. Unë besoj se duke punuar së bashku me gjithë europianët, në këtë mënyrë, me përpjekjet tona të mira të përgjithshme ne do jemi në gjendje ta ndalojmë këtë luftë të zhvilluar nga Rusia, por gjithashtu do të jemi në gjendje të mbrojmë Europën në të ardhmen nga një përsëritje e një kërcënimi të tillë. Ndërsa paketa e 6 e sanksioneve po diskutohet në BE, mesa duket përfshin embargon e naftës dhe bllokimit real të çdo skeme që Rusia përdor për të mashtruar botën e lirë dhe për të injoruar sanksionet”-tha Zelensky./Opinion.al

Pas