Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka mbërritur pak minuta më parë në Shtëpinë e Bardhë.
Ai është pritur nga presidenti amerikan, Donald Trump. Udhëheqësi amerikan e mirëpriti Zelenskyy-n kur doli nga makina, duke i shtrënguar dorën dhe dyshja dukej se shkëmbyen disa fjalë. Ata u përballën me median, duke buzëqeshur, por nuk pranuan asnjë pyetje.
Mbërritja e presidentit ukrainas vjen pas asaj të udhëheqësve evropianë dhe të NATO-s.
Ai do të ulet me Donald Trump dhe JD Vance në Zyrën Ovale.