Mbrojtja ukrainase po qëndron kundër sulmit rus, tha Presidenti Volodymyr Zelensky në videon e tij të fundit.
“Ne nuk kemi asgjë për të humbur përveç lirisë sonë” tha ai duke shtuar se Ukraina po merr furnizime të përditshme me armë nga aleatët e saj ndërkombëtarë.
“Kanë kaluar dy vjet që kur Ukraina regjistroi rastin e parë të Covid-19. Ka kaluar një javë që nga sulmi i një virusi tjetër,” tha ai duke iu referuar pushtimit të Rusisë.
Siç raportohet nga Reuters, Zelenskiy tha se ndryshimi i taktikave të Rusisë dhe granatimet e civilëve në qytete dëshmuan se Ukraina ishte e suksesshme në rezistencën e saj ndaj planit fillestar të Moskës që pretendonte një fitore të shpejtë përmes një sulmi tokësor./Opinion.al