Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zelensky kërkoi takim me Putin: Kërcënimi s’ka të bëjë me Ukrainën,por me Evropën

2022/02/19 at 10:27 PM
në Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zelensky kërkoi takim me Putin: Kërcënimi s’ka të bëjë me Ukrainën,por me Evropën

Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy delivers his speech during the Munich Security Conference in Munich, Germany, Saturday, Feb. 19, 2022. (AP Photo/Michael Probst)

Gjatë një interviste me CNNi dhe gazetaren Christian Amanpour në Konferencën e Sigurisë në Mynih, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e përshkroi situatën në kufi si kritike dhe kërkoi që lista e sanksioneve kundër Rusisë të bëhet publike menjëherë.

“Ne nuk kemi nevojë për sanksionet tuaja pasi ka ndodhur një bombardim dhe pasi është qëlluar, apo pasi të mos kemi më kufij dhe ekonomi. Pse duhet të na duhen sanksionet atëherë?” tha Zelensky, duke shtuar se “nëse nuk mund të bëni publike çfarë do t’i ndodhë kujt nëse shpërthen një luftë, ( ndonëse dyshoj se do të ketë sanksione) pasi kjo të ndodhë.”

Presidenti i Ukrainës flet hapur teksa rusët grumbullohen në kufi

Duke iu përgjigjur pyetjeve të Christian Amanpour, Zelensky tha se ishte i gatshëm të takohej me Vladimir Putin dhe të merrte pjesë në bisedime “në çdo formë”. “Nuk e di se çfarë dëshiron. Prandaj sugjeroj të takohemi,” tha ai kur u pyet nëse ishte në dijeni të qëllimeve të Vladimir Putin.

Sa i përket qëndrimit të mbështetësve perëndimorë të Ukrainës, ai u shfaq i mërzitur duke thënë se: “Vazhdojnë të na thonë se dyert janë të hapura, por nuk na thonë nëse ka shtete anëtare që nuk na duan”. “Përderisa ka ‘heshtje’ për këtë, ‘nuk do të ketë qetësi në Evropën Lindore’, paralajmëroi ai.

I pyetur për akuzat për një sulm të ushtrisë ukrainase në Rostov-on-Don, ai tha se ishte një “gënjeshtër” dhe shtoi se “ushtria ukrainase është më ‘e rritur’ se të tjerët” dhe nuk iu përgjigjet provokimeve, duke e ditur se rreziku i luftës është i madh.

Vetë Zelenksy tha pak para se të merrte pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih se vendi i tij nuk do t’i përgjigjet provokimeve të separatistëve pro-rusë në Ukrainën lindore dhe do të luftonte për të vendosur paqen përmes diplomacisë.

Zelensky stigmatizoi qëndrimin e Perëndimit në tetë vitet e konfliktit të Donbasit, duke folur për një politikë qetësimi ndaj Rusisë që duhet të ndalet, dhe në të njëjtën kohë theksoi se nuk mund të arrihet asnjë marrëveshje me Rusinë që nuk përfshin vendin e tij.

“Është e rëndësishme që të gjithë partnerët dhe miqtë të mos bien dakord për asgjë pas shpine,” tha Zelenksy, duke shtuar: “Ne nuk jemi në panik. Jemi shumë të qëndrueshëm në mospërgjigjjen ndaj sfidave.”

Ai theksoi gjithashtu se e vetmja gjë që bëjnë deklaratat e përditshme të pushtimit të afërt është shkatërrimi i ekonomisë ukrainase.

“Ne do ta mbrojmë vendin tonë, me ose pa mbështetjen e partnerëve”, tha Volodymyr Zelensky, duke i bërë thirrje si Bashkimit Evropian dhe NATO-s të “jenë të sinqertë” në lidhje me synimet e tyre për anëtarësim të mundshëm.

Nga podiumi i Konferencës së Sigurisë në Mynih, presidenti ukrainas e përshkroi sistemin e sigurisë në Evropë si “të vjetëruar” dhe foli për nevojën “për të ndërtuar një sistem të ri përpara se të gjejmë veten përsëri me miliona të vdekur”.

“Nuk ka më ‘kjo luftë nuk është e imja’ dhe kërcënimi nuk ka të bëjë me Ukrainën, por me Evropën,” tha ai./Opinion.al

Etiketa: Putinzelensky

Ju sugjerojmë

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg
Bota

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg

8 Shkurt, 2026 10:41 pm
“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
Aktualitet

Dhunimi i avokatit Kujtim Cakrani në Vlorë, Berisha: Një akt kriminal shtetëror

8 Shkurt, 2026 9:03 pm
Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona
Bota

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona

8 Shkurt, 2026 7:41 pm
Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe
Bota

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe

8 Shkurt, 2026 5:42 pm
101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën
Bota

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën

8 Shkurt, 2026 4:06 pm
Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja
Aktualitet

Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja

8 Shkurt, 2026 3:58 pm
Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas
Kronikë

Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas

8 Shkurt, 2026 3:11 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: SHBA synon përfundimin e luftës në Ukrainë deri në qershor

8 Shkurt, 2026 3:05 pm
Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë
Sport

Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë

8 Shkurt, 2026 3:02 pm
“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…
Bota

“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…

8 Shkurt, 2026 2:59 pm
Para
 Scholz: Kur flas për BE i përfshij edhe vendet e Ballkanit Perëndimor

 Scholz: Kur flas për BE i përfshij edhe vendet e Ballkanit Perëndimor

Testim raketave bërthamore, Putin mbikëqyr nga qendra operacionale me Lukashenkon

Testim raketave bërthamore, Putin mbikëqyr nga qendra operacionale me Lukashenkon

Këto janë dy shenjat e horoskopit më me fat

Horoskopi ditor, e diel 20 shkurt 2022

TE FUNDIT

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg
8 Shkurt, 2026

Një fotografi e re e publikuar nga dosjet e Jeffrey Epstein ka rikthyer në vëmendje lidhjet e tij me disa...

Lexo më shumë

Dhunimi i avokatit Kujtim Cakrani në Vlorë, Berisha: Një akt kriminal shtetëror

“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
8 Shkurt, 2026

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes së sotme në Vlorë, ku u dhunua avokati i ish-presidentit...

Lexo më shumë

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona
8 Shkurt, 2026

Autoritetet franceze kanë arrestuar pesë persona pasi një gjyqtare dhe nëna e saj u rrëmbyen dhe u mbajtën peng për...

Lexo më shumë

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe
8 Shkurt, 2026

Zyrtarë të lartë të mbrojtjes izraelite i kanë paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se programi iranian i raketave balistike përbën një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com