Bota

Zelensky: Kemi audio dhe video ku rusët dëgjohen të thonë se …


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:24 - 17/04/22 |
Opi Nion

“Rusia në Ukrainë po kryen gjenocid. Ata nuk po vrasin ushtarë, ata po vrasin civilë.” Kështu është shprehur Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një intervistë për CNN. “Ne kemi prova audio dhe video në të cilat dëgjohen rusët duke thënë se na urrejnë dhe se do të na shkatërrojnë”, tha Zelensky.

Në fjalimin e tij të fundit me video drejtuar popullit ukrainas Presidenti Volodymyr Zelensky e quajti situatën në qytetin port të Mariupolit, të rrethuar nga rusët, “çnjerëzore”. “Situata në Mariupol mbetet serioze, thjesht çnjerëzore. Rusia po përpiqet qëllimisht të shkatërrojë gjithçka atje, “tha Zelensky.

Forcat e Armatosura ruse u ofruan mbrojtësve të Mariupolit të ndërpresin armiqësitë dhe të dorëzojnë armët deri në orën 6 të mëngjesit të sotëm me orën e Moskës. Në këmbim ata do të kursehen jetën e tyre.

“Ka vetëm dy mënyra për të zgjidhur këtë situatë”, vazhdoi Zelensky: “Ose partnerët tanë do t’i japin Ukrainës të gjitha armët e rënda, avionët e nevojshëm dhe pa duke e ekzagjeruar, do ta bëjnë menjëherë, ose duhet një rrugë negociatash, në të cilën edhe roli i partnerëve duhet të jetë vendimtar”.

Presidenti ukrainas tha se qeveria e tij u përpoq çdo ditë për t’i dhënë fund rrethimit të Mariupolit: “Ushtarakë apo diplomatë: çdo gjë për të shpëtuar njerëzit. Por gjetja e kësaj zgjidhjeje është jashtëzakonisht e vështirë. Edhe pse kemi dëgjuar shumë nga ata që donin të ndihmonin dhe që realisht janë në pozita të ndikimit ndërkombëtar, asnjëra prej tyre ende nuk është realizuar”, shtoi ai./Opinion.al

Pas