Aktualitet

Zelensky: Kam nevojë për municion! SHBA 350 milionë dollarë ndihmë ushtarake 


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:39 - 26/02/22 |
Opi Nion

Presidenti i SHBA Joe Biden ka udhëzuar Departamentin e Shtetit të lëshojë 350 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën.

Në një shënim drejtuar Sekretarit të Shtetit Anthony Blinken, Biden udhëzoi ndarjen e 350 milionë dollarëve përmes Ligjit për Ndihmën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Ukrainës.

Kjo është paketa e tretë e ndihmës financiare në vend, sipas CNNi.

Njoftimi vjen pas një bisede 40-minutëshe midis Biden dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky të premten, gjatë së cilës ata diskutuan “ndihmë specifike të mbrojtjes”.  Presidenti ukrainas kishte refuzuar më parë një ofertë të SHBA për ta ndihmuar atë të largohej nga Kievi, pasi sulmi rus në kryeqytetin ukrainas ishte duke u zhvilluar për të tretën ditë.

 

Sipas Associated Press, duke cituar një zyrtar të lartë të inteligjencës amerikane, Zelensky u përgjigj: “Lufta është këtu, unë kam nevojë për municion, jo transport.”/Opinion.al

Pas