Bota

Zelensky: Fundi i luftës varet nga vëmendja e botës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:24 - 21/06/22 |
Opi Nion

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka kërkuar profesionistëve të filmave krijues që të bëjnë më shumë për të “promovuar trimërinë ukrainase”.

Këtë gjë ai e kërkoi gjatë një fjalim në Festivalin Ndërkombëtar Cannes Lions për industrinë krijuese.

“Përfundimi i kësaj lufte dhe rrethanat e saj varen nga vëmendja e botës. Dhe kjo është arsyeja pse unë kam nevojë për aleatë. Ne kemi nevojë për njerëz si ju”,-tha Zelensky në një deklaratë të martën.

“Unë besoj se fuqia e krijimtarisë njerëzore është më e madhe se fuqia e një shteti bërthamor që ka ngecur në të kaluarën”-tha Zelensky.

“Flisni për Ukrainën. Mos lejoni që bota të kalojë në diçka tjetër”,-shtoi ai.

CNN shkruan se në 117 ditët e luftës së Rusisë në Ukrainë, Zelensky ka mbajtur më shumë se 70 fjalime në mbarë botën, duke përfshirë në parlamente, institucione ndërkombëtare dhe forume biznesi./Opinion.al

Pas