Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zelensky falënderon Perëndimin për avionët F-16, Rusia paralajmëron për “përshkallëzim”

2023/08/21 at 6:38 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zelensky falënderon Perëndimin për avionët F-16, Rusia paralajmëron për “përshkallëzim”

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka falënderuar ligjbërësit danezë për mbështetjen e tyre ndaj Kievit në luftën kundër pushtimit rus, ndërsa Moska tha se vendimi i Danimarkës dhe Holandës për të dërguar avionë luftarakë F-16 në Ukrainë do ta përshkallëzonte luftën.

Komentet e Zelenskyt në Kopenhagë të Danimarkës më 21 gusht erdhën një ditë pasi ai njoftoi se Danimarka e kishte miratuar dërgimin e 19 avionëve luftarakë të avancuar në Ukrainë.

Zelensky tha gjithashtu se edhe Holanda kishte rënë dakord të dërgonte 42 avionë të llojit F-16, megjithëse kryeministri holandez, Mark Rutte, tha se megjithëse vendi i tij i ka 42 avionë në dispozicion, ende nuk është vendosur nëse të gjithë do t’i dhurohen Ukrainës.Ukraina ka kërkuar vazhdimisht avionë luftarakë F-16 nga partnerët e saj perëndimorë. Danimarka dhe Holanda janë të parat që iu përgjigjën thirrjes. Kievi thotë se i duhen avionët për ta forcuar flotën e dëmtuar të avionëve të epokës sovjetike, teksa vazhdon kundërofensivën.

Më 20 gusht, Zelensky falënderoi Holandën dhe Danimarkën për premtimet e tyre për të dhuruar F-16, duke thënë: “Ne po punojmë, duke e bërë Ukrainën më të fortë dhe mbrojtjen ajrore ukrainase më të sigurt!”

Duke iu drejtuar ligjvënësve danezë, Zelensky tha më 21 gusht se “të gjithë fqinjët e Rusisë janë nën kërcënim nëse Ukraina nuk mbizotëron” në luftën tashmë 18-mujore të nisur nga Moska.

Anëtaret e NATO-s, Danimarka dhe Holanda, njoftuan për vendimet e tyre për t’i dhuruar F-16 Ukrainës në një deklaratë të përbashkët më 20 gusht, por nuk e specifikuan numrin e avionëve.

Gjatë vizitës së Zelenskyt në një bazë ajrore holandeze më 10 gusht, Rutte nuk dha një numër ose afat kohor për dërgesat, duke treguar se disa nga 42 avionët që Holanda ka në dispozicion do të nevojiteshin për qëllime stërvitore dhe se koha varej nga gatishmëria e ekuipazheve ukrainase dhe infrastrukturës.

“F-16 nuk do të ndihmojnë menjëherë në përpjekjet e luftës. Gjithsesi, ky është një angazhim afatgjatë nga Holanda”, tha Rutte. “Ne duam që ata të jenë aktivë dhe funksionalë sa më shpejt të jetë e mundur.[Nuk do të jenë gati] muajin e ardhshëm, kjo është e pamundur, por shpresojmë që së shpejti”.

Si Holanda ashtu edhe Danimarka janë anëtarë të një koalicioni perëndimor që po trajnon pilotët ukrainas – fillimisht në Danimarkë dhe më pas në Rumani – për t’i drejtuar avionët e sofistikuar F-16. Ndërsa Zelensky refuzoi të thoshte gjatë qëndrimit në Holandë se sa pilotë ukrainas do të trajnoheshin, Danimarka tha javën e kaluar se trajnimi do të fillonte këtë muaj.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës autorizuan javën e kaluar Danimarkën dhe Holandën për të dorëzuar avionët F-16 të prodhimit amerikan në Ukrainë.

Më 21 gusht, ministri danez i Mbrojtjes, Jakob Ellemann-Jensen, i tha agjencisë së lajmeve Ritzau se Kievi mund t’i përdorë avionët F-16 të dhuruar nga Danimarka dhe Holanda vetëm brenda territorit ukrainas.

“Ne dhurojmë armë me kusht që ato të përdoren për të përzënë armikun nga territori i Ukrainës. Dhe jo më larg se kaq”, citohet të ketë thënë Ellemann-Jensen. “Këto janë kushtet, qofshin tanke, avionë luftarakë apo diçka tjetër”.

Por, Rusia më 21 gusht i dënoi vendimet e Danimarkës dhe Holandës për t’i dhuruar këta avionë.

“Fakti që Danimarka tani ka vendosur të dhurojë 19 avionë F-16 në Ukrainë çon në një përshkallëzim të konfliktit”, tha ambasadori rus në Danimarkë, Vladimir Barbin, në një deklaratë të cituar nga agjencia e lajmeve Ritzau më 21 gusht.

“Duke u fshehur pas një premise se vetë Ukraina duhet t’i përcaktojë kushtet për paqen, Danimarka kërkon me veprimet dhe fjalët e saj që të mos i lërë Ukrainës zgjidhje tjetër veçse të vazhdojë konfrontimin ushtarak me Rusinë”, tha Barbin./REL

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Von der Leyen nga Athina: Të afrojmë anëtarët e ardhshëm të BE dhe të rrëzojmë barrierat

Von der Leyen nga Athina: Të afrojmë anëtarët e ardhshëm të BE dhe të rrëzojmë barrierat

Nën fshehtësi të madhe, Zelensky vizitë në Greqi, pritet nga Mitsotakis

Nën fshehtësi të madhe, Zelensky vizitë në Greqi, pritet nga Mitsotakis

SHBA urdhëron qytetarët e saj në Bjellorusi: Largohuni menjëherë nga ai shtet

SHBA urdhëron qytetarët e saj në Bjellorusi: Largohuni menjëherë nga ai shtet

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com