Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zelensky do t’ua prezantojë aleatëve “planin e fitores” 

2024/10/06 at 8:51 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zelensky do t’ua prezantojë aleatëve “planin e fitores” 

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të prezantojë “planin e fitores” të Kievit, gjatë takimit të radhës me aleatët perëndimorë, që do të mbahet në Gjermani. 

“Ne do të prezantojmë planin e fitores, hapa të qartë dhe specifikë për përfundimin e drejtë të luftës”, shkroi Zelensky në rrjetet sociale më 5 Tetor, duke iu referuar pushtimit të Ukrainës që Rusia nisi në Shkurt të vitit 2022. 

Takimi i 25-të i mbi 50 aleatëve dhe partnerëve, që njihet si Grupi i Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, do të mbahet në bazën ajrore Ramshtajn në Gjermani më 12 Tetor. 

Duke iu referuar strategjisë si “paqe përmes forcës”, Zelensky tha se “plani i fitores parasheh forcimin e nevojshëm të Ukrainës”. Presidenti ukrainas tha se Kievi veçse ka nisur diskutimet me Shtetet e Bashkuara, mbështetësin kryesor të Ukrainës gjatë luftës, dhe shtoi se “ne do të përfshijmë të gjithë partnerët”. 

Zelensky nisi të përmendte “planin për paqe” të Ukrainës në gusht dhe më pas njoftoi se ai ishte pothuajse gati dhe përmbante “katër pika kyçe dhe një që duhet të zbatohet pas luftës”. 

Gjatë vizitës në Uashington muajin e kaluar, ai ia prezantoi planin presidentit amerikan, Joe Biden, si dhe dy kandidatëve për zgjedhjet presidenciale të 5 Nëntorit: nënpresidentes demokrate, Kamala Harris, dhe ish-presidentit republikan, Donald Trump. Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha atëbotë se plani përmbante “një numër hapash produktivë”. 

Shumë pak dihet për planin. The Wall Street Journal, duke cituar zyrtarë anonimë amerikanë ka raportuar se ata kanë thënë se plani në thelb është një kërkesë e ripërtërirë për më shumë armë dhe kërkesa që shtetet që i kanë dhuruar Kievit armë me rreze të gjatë, ta lejojnë Ukrainën që t’i përdorë ato për të sulmuar thellë brenda territorit rus. 

Gjatë takimit të aleatëve të Ukrainës në Gjermani, Zelensky pritet të takohet me Bidenin./REL 

Ju sugjerojmë

Zbardhet audio që çoi në pranga avokatin: Do merrem personalisht me prokurorin
Kronikë

Zbardhet audio që çoi në pranga avokatin: Do merrem personalisht me prokurorin

19 Tetor, 2025 1:32 pm
Grabiten bizhutë e Napoleonit në Muzeun e Luvrit
Bota

Grabiten bizhutë e Napoleonit në Muzeun e Luvrit

19 Tetor, 2025 11:58 am
525 milionë lekë abuzime, çohen në gjykim 20 nëpunës të Ministrisë së Bujqësisë  
Aktualitet

525 milionë lekë abuzime, çohen në gjykim 20 nëpunës të Ministrisë së Bujqësisë  

19 Tetor, 2025 11:45 am
Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve
Aktualitet

Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve

19 Tetor, 2025 11:35 am
Maratona në Pogradec/ Policia publikon planin e masave për mbarëvajtjen, ja akset që do të bllokohen nesër 
Kryesore

Maratona e Tiranës, zonat ku do të kufizohen dhe ndalohet mjetet

19 Tetor, 2025 11:06 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 19 Tetor, zbuloni shenjat me fat

19 Tetor, 2025 10:49 am
Ndërron jetë analisti i njohur i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski
Aktualitet

Ndërron jetë analisti i njohur i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski

18 Tetor, 2025 10:32 pm
Izraeli bllokon pikën kufitare në Rafah: Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve
Bota

Izraeli bllokon pikën kufitare në Rafah: Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve

18 Tetor, 2025 9:41 pm
“Jo mbretër”/ Miliona amerikanë protestojnë kundër Trump, akuzohet për autoritarizëm
Te Fundit

“Jo mbretër”/ Miliona amerikanë protestojnë kundër Trump, akuzohet për autoritarizëm

18 Tetor, 2025 8:49 pm
SPAK mbyll hetimet për klanin “Çopja”,çon në gjyq 33 të pandehur, mes tyre Talo Çela
Kronikë

SPAK mbyll hetimet për klanin “Çopja”,çon në gjyq 33 të pandehur, mes tyre Talo Çela

18 Tetor, 2025 7:48 pm
Para
Bombardimi i xhamisë islamike në Rripin e Gazës, raportohet për të paktën 21 viktima 

Bombardimi i xhamisë islamike në Rripin e Gazës, raportohet për të paktën 21 viktima 

“Turp për ta”, Netanyahu kritikon Macron pas thirrjes për ndalimin e dërgimit të armëve në Izrael 

“Turp për ta”, Netanyahu kritikon Macron pas thirrjes për ndalimin e dërgimit të armëve në Izrael 

Financial Times: Po vlerësohet mundësia e anëtarësimit të Ukrainës në NATO nëse Kievi i dorëzon disa territore Rusisë 

Financial Times: Po vlerësohet mundësia e anëtarësimit të Ukrainës në NATO nëse Kievi i dorëzon disa territore Rusisë 

TE FUNDIT

Zbardhet audio që çoi në pranga avokatin: Do merrem personalisht me prokurorin

Zbardhet audio që çoi në pranga avokatin: Do merrem personalisht me prokurorin
19 Tetor, 2025

Një ditë pas arrestimit të avokatit Ulian Bajrami është publikuar përplasja mes tij dhe prokurorit Gjergji Ceka, në sallën e...

Lexo më shumë

Grabiten bizhutë e Napoleonit në Muzeun e Luvrit

Grabiten bizhutë e Napoleonit në Muzeun e Luvrit
19 Tetor, 2025

Një grabitje ka ndodhur në Muzeun e Luvrit në Paris, i cili do të mbetet i mbyllur gjatë gjithë ditës....

Lexo më shumë

525 milionë lekë abuzime, çohen në gjykim 20 nëpunës të Ministrisë së Bujqësisë  

525 milionë lekë abuzime, çohen në gjykim 20 nëpunës të Ministrisë së Bujqësisë  
19 Tetor, 2025

20 nëpunës të administratës publike janë dërrguar për gjykim nga Prokuroria e Tiranës, me akuzën se kanë shpërdoruar detyrën në...

Lexo më shumë

Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve

Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve
19 Tetor, 2025

“Kur arrin në majë je vetëm”. Kështu është shprehur Kryeministri Rama në podcastin e tij, duke ju referuar peshës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com