Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zelenski: Rusia duhet të marrë pjesë në bisedimet për paqe 

2024/07/16 at 9:52 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zelenski: Rusia duhet të marrë pjesë në bisedimet për paqe 

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se qeveria e tij synon të përgatisë deri në nëntor një plan paqeje për një samit të dytë ndërkombëtar për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Ukraina zhvilloi muajin e kaluar një samit në Zvicër, në të cilin morën pjesë përfaqësues të 92 vendeve, por jo të Rusisë. 


“Unë mendoj se përfaqësuesit e Rusisë duhet të jenë të pranishëm në samitin e dytë,” tha Zelenski tha pasi u kthye nga një vizitë në Uashington, ku mori pjesë në samitin e NATO-s. 

Rusia kishte kritikuar më parë samitin e mbajtur në Zvicër, duke thënë se çdo diskutim që nuk përfshin Moskën është “absurd”. 

Mbi 40% e ukrainasve janë pro fillimit të bisedimeve për paqe me Moskën 

Sipas një sondazhi të botuar nga e përjavshmja ukrainase Dzerkalo Tyzhnia mbi 40 për qind e ukrainasve janë pro fillimit të negociatave për paqe me Rusinë. 

Në sondazh nuk ishin përfshirë banorët e Gadishullit të Krimesë, i cili u aneksua ilegalisht nga Rusia në vitin 2014, dhe zona të tjera në lindje dhe jug të vendit që janë të kontrolluara nga Rusia. 

Sipas sondazhit 43.9% e ukrainasve në zonat e kontrolluara nga Kievi mendojnë se “ka ardhur koha për fillimin e bisedimeve zyrtare për paqe midis Ukrainës dhe Rusisë”, 35% ishin kundër fillimit të negociatave dhe 21% që ishin të pavendosur. 

Dallime rajonale 

Në rajonet jugore të Ukrainës u konstatua mbështetja më të madhe për fillimin e bisedimeve të paqes, me rreth 60%. Ndërsa në rajonet qendrore pro negociatave ishin gati gjysma e banorëve. 

Në perëndim të vendit – që konsiderohet si qendra ku jeton popullasia ukrainisht-folëse, e cila tradicionalisht ka votuar për partitë nacionaliste dhe properëndimore ukrainase – pro fillimit të bisedimeve të paqes me Moskën ishte vetëm 35% e popullsisë. 

Mbështetja më e ulët për negociatat u regjistrua në rajonet lindore të Ukrainës, ku pro bisedimeve ishte vetëm 34% e popullsisë. 

Shumica e të anketuarve kundër propozimeve të Putinit 

Megjithë qëndrimin pro bisedimeve për paqe 83% e të anketuarve janë kundër kërkesave të bëra në qershor nga presidenti rus Vladimir Putin në mënyrë që t’i jepet fund luftës. 

Putini tha se Rusia do të binte dakord për armëpushim dhe do të hynte në bisedime për paqe, nëse Ukraina do të tërhiqte trupat e saj nga katër rajone në jug dhe lindje që Moska pretendon se i ka aneksuar. Nga katër rajonet e pretenduara vetëm Luhansku kontrollohet kryesisht nga forcat ruse. 

Presidenti rus kërkoi gjithashtu që Kievi të heqë dorë nga çdo ambicie për t’u anëtarësuar në NATO. Sipas sondazhit thuajse 59% e popullsisë janë kundër përfshirjes në kushtetutën e Ukrainës të një neni për neutralitet dhe mosangazhimin ushtarak të vendit./DW 



Ju sugjerojmë

Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

1 Shtator, 2025 8:00 am
Aksident në Maliq, një person tranportohet në spital në gjendje të rëndë
Aktualitet

Sherr me thika në Korçë, dy persona të plagosur

31 Gusht, 2025 10:27 pm
Gjermani: Zgjedhja e kancelarit më 6 maj
Bota

Merz: Lufta në Ukrainë do të zgjasë shumë

31 Gusht, 2025 10:09 pm
Ja plani amerikan për ta kthyer Gazën në rivierën e Lindjes së Mesme
Bota

Ja plani amerikan për ta kthyer Gazën në rivierën e Lindjes së Mesme

31 Gusht, 2025 9:18 pm
Aksident në aksin Lezhë-Milot, tre persona të plagosur
Aktualitet

Aksident në aksin Lezhë-Milot, tre persona të plagosur

31 Gusht, 2025 8:54 pm
“Serbia ju do!”, rrugët e Beogradit mbushen me urime ditëlindje për Lukashenkon
Rajoni

“Serbia ju do!”, rrugët e Beogradit mbushen me urime ditëlindje për Lukashenkon

31 Gusht, 2025 8:29 pm
Von der Leyen: Sulmet ruse në infrastrukturën civile të Ukrainës janë krime lufte
Bota

Von der Leyen: BE po përgatit dërgimin e trupave në Ukrainë, pjesë do jetë edhe SHBA

31 Gusht, 2025 8:09 pm
Gëlltiti qesen me kokainë për ta fshehur nga policia, arrestohen dy persona në Kosovë
Kryesore

Aksident në Kosovë, humb jetën një e mitur dhe plagosen katër persona

31 Gusht, 2025 7:52 pm
Mbrojtja norvegjeze, Mbretëria e Bashkuar dhe Norvegjia nënshkruajnë marrëveshjen
Bota

Mbrojtja norvegjeze, Mbretëria e Bashkuar dhe Norvegjia nënshkruajnë marrëveshjen

31 Gusht, 2025 7:38 pm
OBSH: Covid-19 nuk është më një emergjencë globale shëndetësore
Bota

OBSH: Mbi 4,700 vdekje nga kolera, epidemia përhapet në 31 vende

31 Gusht, 2025 7:10 pm
Para
Rama në konkursin për Rozafën e re: 45 minuta distanca Shkodër-Tiranë brenda kësaj dekade 

Rama në konkursin për Rozafën e re: 45 minuta distanca Shkodër-Tiranë brenda kësaj dekade 

“Po përpiqet ta kthejë Lezhën në qendër më të rëndësishme se Shkodrën”, Rama s’kursen batutat: Pjerin Ndreu e ka të vështirë, të mësojë nga…. 

“Po përpiqet ta kthejë Lezhën në qendër më të rëndësishme se Shkodrën”, Rama s’kursen batutat: Pjerin Ndreu e ka të vështirë, të mësojë nga…. 

“Më rrezikohet jeta në qeli”, GJKKO rrëzon kërkesën e Erzen Breçan, e lë në burg  

Lirohet nga burgu Erzen Breçani, Apeli i GJKKO i zbut masën e sigurisë 
















TE FUNDIT

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Horoskopi, 22 nëntor 2023
1 Shtator, 2025

Dashi Dita e sotme për te dashuruarit do jete goxha e trazuar. Asgjë nuk do shkoje ashtu si e kishit...

Lexo më shumë

Sherr me thika në Korçë, dy persona të plagosur

Aksident në Maliq, një person tranportohet në spital në gjendje të rëndë
31 Gusht, 2025

Një përleshje mes disa personave në zonën e Partut në Korçë ka përfunduar me plagosje. Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka...

Lexo më shumë

Merz: Lufta në Ukrainë do të zgjasë shumë

Gjermani: Zgjedhja e kancelarit më 6 maj
31 Gusht, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka thënë të dielën se është i përgatitur që lufta në Ukrainë të zgjasë shumë. Merz...

Lexo më shumë

Ja plani amerikan për ta kthyer Gazën në rivierën e Lindjes së Mesme

Ja plani amerikan për ta kthyer Gazën në rivierën e Lindjes së Mesme
31 Gusht, 2025

Një plan 38-faqësh për Rripin e Gazës pas luftës, i titulluar "Nga një protektorat iranian i rrënuar në një aleat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com