Një tërmet me magnitudë 7.7 ka goditur brigjet e Vanuatut dhe Kaledonisë së Re, (New Caledonia) në Zelandën e Re.
Lajmi është bërë i ditur nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA-ve, teksa ekspertët kanë dhënë alarmin për cunami.
Tërmeti u regjistrua pas mesnatës me kohën lokale rreth 415 kilometra në lindje të Vao në Kaledonia e Re në një thellësi prej 10 kilometrash, sipas USGS.
“Valët e rrezikshme të cunamit nga ky tërmet janë të mundshme brenda tre orëve të ardhshme,” tha Qendra e Paralajmërimit të Cunamit në Paqësor./Opinion.al