Aktori i njohur i humorit Zef Deda ka qenë në gjendje jo të mirë shëndetësore, pak javë më parë, por tani duket se është shëruar. Ka qenë djali i tij Julian Deda, ai që ka postuar një foto në rrjetet sociale dhe ku ka falenderuar të gjithë stafin mjekësor, për kujdesin që treguan ndaj babait të tij.
“Babushi është mirë dhe një xhiro në pedonale e bën akoma më të shëndetshëm..!
Në emër të familjes kam dëshirë të falenderoj nga zemra stafin e palodhur të Spitalit Rajonal Shkodër, për shërbimin e shkëlqyer. Edhe pse jo në kushte optimale, ata u përkushtuan maksimalisht që babi të jetë sot në gjendje të mirë fizike. Faleminderit edhe ju publik i dashur për interesimi dhe fjalët e mira. Ju jemi familjarisht mirënjohës.
P.s. Tani jemi gati për kalçeto”, shkruan Juli në Facebook.