Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë vizitës së tij në Shkodër ka zhvilluar një takim me artistë të njohur shkodranë. Të pranishëm në takim kanë qenë aktori i njohur i humorit, Zef Deda dhe aktorja Rita Gjeka.
Gjatë bashkëbisedimit, Zef Deda kujtoi shfaqjet që ka dhënë në ish-bllok. Ai tha se kishte parë sesi silleshin “bijtë” e atyre që jetonin atje, duke përshkruar edhe kryeministrin Edi Rama, që në atë kohë ishte në rininë e tij.
“Unë kam dhënë shfaqje në bllokun e tyre dhe e kam parë si sillen djemtë e tyre. Ata kanë qenë dikush i urtë, dikush u hedhur. Ky ka qenë më i hedhuri nga të gjithë. Ky vishte këmisha me lule, ky pinte marijuanë, ky tallte të madhin dhe të voglin me tanë. U tallte me tanë, është tall me nanën e vet, babën e vet”, tha Zef Deda.
Kujtojmë se i biri i Zef Dedës, aktori Julian Deda, është i anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike./Opinion.al