Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Zëdhënsi i UÇK-së në burg, zëdhënësi i Millosheviçit nënshkruan me Ramën”

2020/11/10 at 10:46 AM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Zëdhënsi i UÇK-së në burg, zëdhënësi i Millosheviçit nënshkruan me Ramën”

Numri dy i LSI-së, Luan Rama, komenton zhvillimet e djeshme në Gjykatën e Hagës, ku Jakup Krasniqi dhe Hashim Thaçi, u përballën me akuzat për krime lufte.

Në një status në ‘Facebook’, Luan Rama shkruan se teksa zëdhënsi i UÇK-së ndodhej në paraburgimin e Hagës, zëdhënësi i Millosheviçit nënshkruante me Edi Ramën, duke iu referuar takimit “online” të Shengenit Ballkanik.

“Shfaqja e Edi Ramës përkrah zëdhënësit të Millosheviçit në të njejtën ditë kur zëdhënësi i UÇK-së shfaqet me pranga në duar si i akuzuar për krime luftë dhe krime kundër njerëzimit, është cinizëm po aq i shëmtuar sa instrumentalizimi prej tij i gjithë maskaradës së Hagës për luftë ndaj kundërshtarëve politikë, që më shumë se sa njollosjen e emrit të Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, synon t’i bëjë gjyqin ushtrisë çlirimtare të Kosovës”, shkruan mes të tjerash Luan Rama.

Mesazhi i plotë i Luan Ramës:

Paradoks: Zëdhënsi i UÇK-së në burg, zëdhënësi i Millosheviçit nënshkruan me Edi Ramën!

E hënë, 9 nëntor 2020.

Në morinë e lajmeve të shumtë të një dite të zakonshme, dy prej tyre janë padyshim të veçantë e kanë të bëjnë njëherësh me Kosovën, Shqipërinë dhe Serbinë.

Lajmi i parë:

Hashim Thaçi, Presidenti i Kosovë që karrierën politike e ka nisur si drejtues politik i UÇK-së dhe Jakup Krasniqi, zëdhënësi i ushtrisë çlirimtare të Kosovës e cila 21 vjet më parë luftoi bashkë me NATO-n për çlirimin e Kosovës prej dhunës, represionit dhe genocidit shtetëror të rregjimit të Sllobodan Millosheviçit, u shfaqën me pranga në duar si të burgosur të drejtësisë ndërkombëtare, për tu gjykuar në Hagë prej një gjykate me emrin “Dhomat e Specializuara”, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit!

Lajmi i dytë:

Zëdhënësi i Sllobodan Millosheviçit si ministër i informacionit në vitet 1998 – 2000 e tani Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, nënshkruan me Edi Ramën marrëveshjen për lejimin e kalimit të kufirit, përveçse me pasaportë edhe me kartë identiteti apo letërnjoftim.

Mund të ketë qenë rastësi që të dy ngjarjet ndodhën në të njejtën ditë, por, Kryeministri i Shqipërisë do të duhej ta kishte evituar shfaqjen e tij përkrah Presidentit të Serbisë, të paktën në respekt formal ndaj dy personaliteteve dhe figurave të rëndësishme të UÇK-së, që gjenden në Hagë prej hakmarrjes së Beogradit ndaj luftës së ushtrisë çlirimtare të Kosovës.

Shfaqja e Edi Ramës përkrah zëdhënësit të Millosheviçit në të njejtën ditë kur zëdhënësi i UÇK-së shfaqet me pranga në duar si i akuzuar për krime luftë dhe krime kundër njerëzimit, është cinizëm po aq i shëmtuar sa instrumentalizimi prej tij i gjithë maskaradës së Hagës për luftë ndaj kundërshtarëve politikë, që më shumë se sa njollosjen e emrit të Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, synon t’i bëjë gjyqin ushtrisë çlirimtare të Kosovës.

Sado të përpiqet ndokush për t’i paraqitur akuzat ndaj ish drejtuesve të UÇK-së si akuza individuale ndaj tyre, e gjithë ajo që po ndodh në Hagë dhe që është projektuar menjëherë pasi Kosova u çlirua prej pushtimit të Serbisë, është kryekëput përpjekje për të nxjerrë përpara gjyqit ushtrinë çlirimtare të Kosovës dhe luftën e drejtë për liri që bënë shqiptarët kundër rregjimit të Millosheviçit./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV
Bota

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

10 Maj, 2025 8:09 pm
Raportohen sulme me dronë, çfarë ndodhi me armëpushimin mes Indisë dhe Pakistanit?
Bota

Raportohen sulme me dronë, çfarë ndodhi me armëpushimin mes Indisë dhe Pakistanit?

10 Maj, 2025 7:43 pm
Divjakë/ Gjendet i mbytur një 65-vjeçar në kanal vaditës
Aktualitet

Divjakë/ Gjendet i mbytur një 65-vjeçar në kanal vaditës

10 Maj, 2025 7:14 pm
Financimi i partive politike,Celibashi:Përmes sistemit, KQZ do bëjë të mundur verifikimet
Kryesore

Shqipëria voton, Celibashi mesazh qytetarëve, partive politike dhe komisionerëve

10 Maj, 2025 6:47 pm
“Giro D’Italia” nesër në Vlorë, policia publikon masat
Aktualitet

“Giro D’Italia” nesër në Vlorë, policia publikon masat

10 Maj, 2025 6:20 pm
Dyshime se lejuan shtrimin e rrugëve në funksion të fushatës, ndalohen 4 persona
Aktualitet

Dyshime se lejuan shtrimin e rrugëve në funksion të fushatës, ndalohen 4 persona

10 Maj, 2025 6:08 pm
Etapa e dytë e “Giro d’Italia” në Tiranë, shpallet fituesi
Sport

Etapa e dytë e “Giro d’Italia” në Tiranë, shpallet fituesi

10 Maj, 2025 5:52 pm
Fillimi i vitit 2025: Kërkesa e lartë për prona me kredi
Aktualitet

Fillimi i vitit 2025: Kërkesa e lartë për prona me kredi

10 Maj, 2025 5:33 pm
Budapesti dëbon diplomatë ukrainas, pasi Kievi zbuloi një rrjet hungarez spiunazhi
Bota

Budapesti dëbon diplomatë ukrainas, pasi Kievi zbuloi një rrjet hungarez spiunazhi

10 Maj, 2025 5:19 pm
VIDEO/ Përfshihet nga flakët autobusi në Durrës, detajet e para
Aktualitet

VIDEO/ Përfshihet nga flakët autobusi në Durrës, detajet e para

10 Maj, 2025 5:02 pm
Para
Gratë naftëtare para takimit me Ramën: Shpresojmë t’i çojmë bukën fëmijëve

Naftëtarët pranojnë ofertën e Ramës, nuk hyjnë më në grevë

Rama pas takimit me naftëtarët: Pagat e prapambetura nuk janë çështja jonë

Naftëtarët pranuan ofertën, Rama: Tani e ka radhën qeveria

Basha tregon vendimin e parë që do të marrë kur të vijë në qeveri

Basha tregon vendimin e parë që do të marrë kur të vijë në qeveri

TE FUNDIT

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV
10 Maj, 2025

Në fjalimin e tij të parë para kolegjit të kardinalëve, Papa Leoni XIV e cilësoi inteligjencën artificiale si sfidën më...

Lexo më shumë

Raportohen sulme me dronë, çfarë ndodhi me armëpushimin mes Indisë dhe Pakistanit?

Raportohen sulme me dronë, çfarë ndodhi me armëpushimin mes Indisë dhe Pakistanit?
10 Maj, 2025

Pakistani shkeli një armëpushim të rënë dakord më herët të shtunën me Indinë, pas katër ditësh konfrontim në kufirin midis...

Lexo më shumë

Divjakë/ Gjendet i mbytur një 65-vjeçar në kanal vaditës

Divjakë/ Gjendet i mbytur një 65-vjeçar në kanal vaditës
10 Maj, 2025

Një 65-vjeçar është gjetur i mbytur në një kanal vaditës në fshatin Goricaj, Divjakë. Sipas njoftimit të policisë, nga këqyrja...

Lexo më shumë

Shqipëria voton, Celibashi mesazh qytetarëve, partive politike dhe komisionerëve

Financimi i partive politike,Celibashi:Përmes sistemit, KQZ do bëjë të mundur verifikimet
10 Maj, 2025

Kur na ndajnë 12 orë nga nisja e proçesit të votimit në vendit tonë, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com